Një përfaqësi e Partisë Demokratike e kryesuar nga deputetët Edmond Spaho, Albana Vokshi, dhe Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit, Jamarbër Malltezi morën pjesë në takimin me banorët dhe aktivistë të shoqërisë civile, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e Landfill-it të mbetjeve në Lekaj-Gosë në Bashkinë Rrogozhinë.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho deklaroi se Bashkia Rrogozhinë nuk ka respektuar asnjë kriter ligjor për ndërtimin e landfillit dhe se Kryetari i saj refuzon të bëjë transparencën e këtij vendimi korruptiv.
Deputetja Albana Vokshi deklaroi se pas këtij krimi mjedisor qëndron Kryeministri, si përfaqësues i mafies në qeveri. Vokshi iu bëri thirrje grave dhe vajzave të mos lejojnë ndërtimin e landfillit që rrezikon t'u sjellë mbetjet e rrezikshme toksike në dyert e shtëpive.
“Protestoni që të ndalet projekti kriminal që ju dhe fëmijët tuaj të jetoni jetën që meritoni”, tha Vokshi.Përfaqësuesit e Partisë Demokratike deklaruan se ndërtimi i landfill-it po bëhet pa konsultim me banorët dhe se nuk ekziston asnjë projekt-dokument.
Ata thanë se Bashkia Rrogozhinë ka ndryshuar disa herë vendin e ndërtimit të landfill-it, duke shtuar dyshimet për një vepër kriminale mjedisore të urdhëruar nga klane të lidhura me mafien e mbetjeve.
Përfaqësuesit e Partisë Demokratike i bënë thirrje kryeministrit të tërheqë me urgjencë këtë vendim dhe iu bënë thirrje banorëve dhe aktivistëve te shoqërisë civile të vazhdojnë protestat për të mos lejuar ndërtimin e landfillit.
[gallery]24451[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
38.7%
-
Më keq
43.9%
-
Njësoj
17.4%
Vota total: 3737
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Bandat kriminale janë në çdo qendër votimi', Marin Suli: Kanë kërcënuar komisionerin tonë në Vranisht! E kemi referuar në polici
4 Gusht, 17:58
-
Zgjedhjet në Himarë, deri në orën 17:00 në dy QV, 8 votues me kartë ID të skaduar s'u lejuan të votojnë
4 Gusht, 17:41
-
Zgjedhjet në Himarë/ Ilir Yzeiri: Gjikuria është importuar nga sillogjet greke në SHBA, thurin ëndrra për Vorio Epirin
4 Gusht, 17:29
-
Zgjedhjet në Himarë, Meta: Përjashtimi i 6157 qytetarëve nga e drejta e votimit, krim i shëmtuar elektoral i Ramës
4 Gusht, 17:24
-
Elbasan/ Mjeti del nga rruga, plagosen 4 persona
4 Gusht, 17:13
-
'Uroj të mos përdoret për të kontestuar rezultatin!' Edvin Kulluri flet për zgjedhjet në Himarë: Votuesit me ID të skaduar, faj i opozitës
4 Gusht, 16:57
-
‘Si fëmijë në një dyqan karamelesh!’ Ana e errët e manjatit të Microsoft, Bill Gates në librin e gazetares së NYT
4 Gusht, 16:57
-
Zjarret në vend/ Mbrojtja Civile: 8 vatra janë shuar, 11 aktive
4 Gusht, 16:44
-
'Veri Jug' - Fshati Rragam në stinën e verës
4 Gusht, 16:32
-
Operacioni ‘Plumbi i Artë 2’/ Arrestohet në Kosovë, Arben Lamçja! Pjesë e grupit të Çopjave si vrasës me pagesë
4 Gusht, 16:32
-
Ukraina konfirmon mbërritjen e avionëve luftarakë F-16, Zelensky: Kapitull i ri në luftën kundër Rusisë
4 Gusht, 16:27
-
Së paku 50 të vdekur në protestat antiqeveritare në Bangladesh
4 Gusht, 16:23