Rrogozhinë, nuk kthehet në burg
i dënuari me 22 vjet për vrasje

Rrogozhinë, nuk kthehet në burg<br />i dënuari me 22 vjet për vrasje
GJIROKASTËR - Prej katër ditësh, Maksim Cenokaci, i burgosuri me 22 vjet burg për vrasje me dashje dhe vjedhje me armë në bashkëpunim, nuk është rikthyer në vendin e tij të vuajtjes në burgun e Rrogozhinës.

33-vjeçari me banim në Gjirokastër pati marrë leje shtatëditore nga drejtori i burgut të Rrogozhinës, Rezart Tusha në datën 15 të këtij muaji dhe sipas përllogaritjeve, ai duhej të rikthehej në institucionin e riedukimit mesditën e të hënës.

Mirëpo autoritetet e burgut konfirmojnë se kthimi i të dënuarit në burg nuk ka ndodhur, duke dhënë alarmin në Policinë e Shtetit dhe tek Policia Rajonale e Gjirokastrës për kërkimin e tij dhe rikthimin në vendin e vuajtjes.

Policia e Gjirokastrës ka ndërmarrë një sërë kontrollesh në zonë, por deri në orët e mbasdites të së mërkurës nuk është gjetur, duke konfirmuar se ai është arratisur.

Sulo Cenokaci, i ati i Maksimit, rrëfen për “A1 Report” se djali i tij ka gabuar mjaft rëndë, që nuk është rikthyer në vendin e vuajtjes së dënimit në një kohë kur atij edhe pak vite i kishin mbetur nga dalja në liri të plotë.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!