Rrogozhinë, Veliaj: Të fundit që kanë mbetur në LSI të bashkohen me PS! Luli bën sikur shan oligarkët, por në program u ul taksën

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njëherësh drejtues politik i Partisë Socialiste për të gjithë Qarkun ka bërë thirrje edhe nga Rrogozhina për të gjithë të zhgënjyerit nga LSI dhe PD të bashkohen me Partinë Socialiste, drejtimi i duhur sot për Shqipërinë.

"Ne si PS jemi jemi krahëhapur. Ka vend edhe këtu ku jemi sot për të gjitha rrymat, të gjitha familjet, të gjitha rrënjët tona. Ne vazhdojmë të rritemi në Rrogozhinë, si me komunitetin çam, si me miqtë tanë që vijnë nga LSI-ja dhe nga PD-ja. Ndaj dhe ftesa jonë për demokratët, por edhe për ata të fundit që kanë mbetur te LSI-ja duhet të jetë: eja në një familje që nuk tradhton dhe nuk e lë kurrë fushën dhe përgjegjësinë politike. Ata po sjellin më të lodhurit për t’i ricikluar në Rrogozhinë, ndërkohë që ne po sjellim më të mirët, të rinjtë që kanë energji për ta çuar vendin përpara, sepse ky është drejtimi duhur,” u shpreh Veliaj.

Ai tha se PS ka sot  jo vetëm ekipin më të mirë, por dhe programin më të mirë.

“Një pjesë të gjërave që Luli me Monikën premtojnë ne tashmë i kemi bërë, si: nafta për fermerët, taksa për turizmin, taksa për biznesin e vogël. Luli llahtarisi Tiranën, inshalla nuk ju vjen këtu të tremben dhe në Rrogozhinë, “do ta bëjmë 0.5% për biznesin e vogël, - tha, - ky është lajmi i mirë”. Pra neve po na premton të rritet taksa, ndërkohë që, të gjithë oligarkët janë super të kënaqur me Lulin. I shau 8 vite por taksën nga 15% do ta çojë 9%. I shan oligarkët, por nga ana tjetër njërit i merr makinën dhe lë “Astirin”, njërit i merr hotelin dhe lë “Rrugën e Kombit”, njërit i merr vilat dhe lë “qendrën tregtare”, njërit i merr vilat e tjera në plazh dhe i lë tenderat. Sistemi ynë i taksave thotë, kush fiton më shumë do paguajë pak më shumë, kush fiton më pak do paguajë më pak, ose zero, në varësi të rrogës që ka,” deklaroi Veliaj.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:27
Veliaj në Kavajë: Qarku i Tiranës është lokomotiva e fitores! Ata 'përça e sundo' ne 'bashko dhe përqafo'

“Kavaja nuk është kosh riciklimi për asnjë forcë politike”. Kështu ka deklaruar gjatë një takimi me qytetarë të Kavajës drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, duke theksuar se emrat që PD dhe LSI kanë sjellë për të përfaqësuar këtë qytet në parlament janë sot një fyerje dhe tallje e madhe.

“Ne po ju sjellim një kandidat, një super djalë që ka mbaruar në “Harvard”. Kë sjellin ata në Kavajë?! Kanë sjellë dy njerëz që kanë humbur çdo betejë. Gridën, që regjistroi humbjen më të madhe të PD në Durrës, por dhe humbjen më të madhe historike në Tiranë, në Njësinë 1. Pra, po i thonë Kavajës, çfarë hedh tutje Durrësi dhe Tirana, t’i ricikloni ju. Pala tjetër e ka bërë fyerjen akoma më të madhe: sjellin Petrit Vasilin, ministrin më të mbaruar të Shëndetësisë. Ju kujtohet kur shkonin njerëzit me batanije dhe secili e merrte vetë shishen e serumit me gjithë age, tub, dhe shkonte në spital? Ky ka qenë rezultati më i dobët në Tiranë, e sjellin këtu se mendojnë se Kavaja është e dorës së dytë. Mendojnë se në Kavajë mund të riciklohet çdo lloj vjetërsie e sënduqeve të 30 viteve të fundit në politikë. Unë besoj se është fyerje për Kavajën kur ti sjell dy vjetërsira që kanë humbur çdo betejë tjetër dhe do t’i riciklosh në Kavajë. Kavaja nuk është kosh riciklimi për asnjë forcë,” u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj shprehu bindjen se Kavaja, Rrogozhina, gjithë qarku i Tiranës do të jetë lokomotiva e fitores për Partinë Socialiste në të gjithë Shqipërinë, ndaj përkundër politikës së partive të tjera përça dhe sundo, motoja e socialistëve, tha ai, është bashko dhe përqafo.

“Politika përça dhe sundo, e shfrytëzoi Saliu me Ilir Metën 30 vjet dhe u funksionoi. Na vunë kundër njëri-tjetrit, të majtë e të djathtë. Ndërkohë ata, njëri i djathtë, tjetri i majtë, kanë bërë lojë të dy. U interesonte që të përçaheshin njerëzit, veriorë me jugorë, vendalinj me të ardhur. Por, ajo që funksionon sot është bashko dhe përqafo. Kjo është motoja e jonë. Jam i bindur që Kavaja, jo vetëm 55%, sa thonë sondazhet, po edhe më mirë do dalë. Rrogozhina, jo vetëm 55%, por edhe më mirë. I gjithë qarku ynë, jam i sigurt që do jetë lokomotiva e fitores për PS-në,” deklaroi Veliaj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Protesta për Martinin, prek motra e Egli Progës: Florina vetëm qan dhe nuk kërkon asgjë, ku do gjeni ju prindër më të paqtë! Mos lejoni më vrasjen e të dashurve tuaj

Protesta për Martinin, prek motra e Egli Progës: Florina vetëm qan dhe nuk kërkon asgjë, ku do gjeni ju prindër më të paqtë! Mos lejoni më vrasjen e të dashurve tuaj