RROGOZHINË - Policia ka zbuluar një tjetër rast të transportit të emigrantëve kundrejt pagesës në vendin e quajtur 'Bishti i Zhurit'. Një 24-vjeçar është vënë në pranga, teksa kishte në makinën e tij tip ‘Benz’ 3 emigrantë nga India dhe Pakistani të cilët synonin të kalonin kufirin me Malin e Zi.
Gjatë operacionit u arrestua Endri Begaj, 24 vjeç, banues në Shkodër.
'Në zonën e quajtur “Bishti i Zhurit”, Rrogozhinë, 24-vjeçari u kap në flagrancë duke transportuar me një automjet tip “Benz”, 3 emigrantë nga India dhe Pakistani, të cilët synonin të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi.', thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu u sekuestrua automjeti tip ‘Benz’ me të cilën po transportoheshin emigrantët si dhe celulari i tij. Ndërsa materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë në Durrës, për veprën penale 'Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit.