TIRANË – Arqipeshkëv Metropolit Tiranë–Durrës, Rrok Mirdita, ka shprehur keqardhjen dhe habinë e tij për shkarkimin e Zv.Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Sandër Lleshin. Nëpërmjet një letre, që ai i ka dërguar mikut të tij, Gjeneralit Lleshi, Mirdita i garanton atij mbështetjen e vet morale dhe institucionale.
 
“Ndiej keqardhje”,-  shkruan Arqipeshkëvi, - “sepse duke qënë se të njoh nga afër prej disa vitesh, kam vënë re përkushtimin dhe seriozitetin me të cilin ke punuar gjatë gjithë jetës tënde ushtarake për të arritur ato nivele profesionale, që ju kanë sjellë në këtë rang.

rrok mirdita
 
Ndiej habi, ngana tjetër, sepse  nuk arrij të kuptoj dobinë publike të një vendimi të tillë. Nuk dëshiroj të besoj se Presidenti i Republikës ka vepruar nën presionin e ndonjë grupi ekstremist që të sulmon për shkak të identitetit tënd katolik, sepse dëshiroj të besoj se liria e bindjeve fetare të çdo qytetari të Shqipërisë është jo vetëm e njohur, por edhe e mbrojtur nga shteti në çdo nivel. Do të ishte shumë shqetësuese po të mos ishte kështu.
 
Në përfundim, Mirdita  shkruan: “Duke uruar që të të njihet sa më parë e drejta dhe të riparohet fyerja që të është bërë, të siguroj për afërsinë sime personale, për mbështetjen morale dhe nëse del si shkak i shkarkimit tënd, identiteti yt katolik, nuk do të mungojë as mbështetja ime institucionale si Arqipeshkëv Metropolit Durrës-Tiranë.”
  
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)