TIRANE - Me një numër dekretesh, presidenti Bujari Nishani ka shkarkuar dhe emëruar disa ambasadorë shqiptarë në vende të huaja. Këto emërime janë publikuar ditën e sotme në Fletoren Zyrtare.
Genc Muça emërohet ambasador i Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, si dhe ambasador në Azerbajxhan, në Irani, Kirgizistan, Pakistan dhe në Gjeorgji, jorezident.
Mal Berisha emërohet ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe, rezident, si dhe ambasador në Irlandë, jorezident.
Dritan Tola emërohet ambasador i Shqipërisë në Republikën e Francës, rezident, si dhe ambasador në Principatën e Monakos, jorezident.
Kujtim Morina emërohet ambasador Shqipërisë në Shtetin e Kuvajtit, rezident.
Në të njëjtën kohë, janë dekretuar lirimet e mëposhtme nga detyrat diplomatike:
Ylljet Aliçka lirohet nga detyra e ambasadorit të Shqipërisë në Republikën e Francës, rezident, si dhe nga detyra e ambasadorit në Principatën e Monakos, jorezident.
Altin Kodra lirohet nga detyra e ambasadorit të Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, si dhe nga detyra e ambasadorit në Azerbajxhan, në Republikën Islamike të Iranit, Republikën e Kirgizistanit, Republikën Islamike të Pakistanit dhe në Republikën e Gjeorgjisë, jorezident.
Admirim Banaj lirohet nga detyra e ambasadorit të Shqipërisë në Mbretërinë e Arabisë Saudite, rezident, si dhe nga detyra e ambasadorit në Mbretërinë e Bahreinit, në Sulltanatin e Omanit, në Kuvajt dhe në Republikën e Jemenit, jorezident.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com