Ish kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, ka reguar në Facebook pas akuzave në adresë të tij nga deputeti socialist, Blushi. Roshi shkruan se Blushi ofendoi socialistët e Kavajës që e mbështetën atë në dy zgjedhjet e fundit. Sipas Roshit, gjuha e përdorur nga Blushi është edhe fyerje për Partinë Socialiste, të cilën siç thotë ai ka tre vjet që e shan. Rroshi shkon edhe më tej në reagimin e tij kur e quan Blushin gramafon të Saliut në oborrin e PS.
Deklarata e plotë e Elvis Roshit:
"Dëgjova sot Ben Blushin që tha s'jam socialist dhe ofendoi gjithë ata qytetarë të Kavajës që dolën në shesh për të më mbështetur mua megjithë zemër. Sipas Blushit, njerëzit në rrugë i paska nxjerr krimi, domethënë unë, që të mbrohem nga ligji! O Blush nuk jam nga ata që mbledh njerëz për të mbrojtur veten as nga ligji as nga ty dhe karagjozët si puna jote!
Po ti hajde njëherë në Kavajë bashkë me Saliun dhe fol vetë me socialistët dhe me demokratët nëqoftëse gjen njeri që ka kohë për të humbur me ty! Hajde tregoja Kavajës se sa burrë i keq jam unë dhe se sa burrë i mirë je ti që ke tre vjet që shan Partinë Socialiste. Nuk ke lënë shpifje pa përsëritur për mua si gramafoni i Saliut në oborrin e Partisë Socialiste!
Unë o zoti Blushi nuk e kam pasur familjen me pushtet dhe nuk kam ngrene petulla me mjalte kur isha i vogel si puna jote. Une kam marre rruget e emigracionit kur isha kalama dhe nuk kam qene ndonjehere bandit siç kendon gramafoni jot bashke me Saliun dhe me Lulen e Shqupit. Kavaja nuk eshte qytet banditesh e kriminelesh qe dalin ne rruge me mbrojtur nje kriminel. Votat e mia dhe te Partise Socialiste nuk i kam vjedhur siç i vjedh shoku jot Saliu! Po i kam marre me emrin e mire dhe punen qe e ka pare i madh dhe i vogel ne Kavaje. Ti the qe kam bere vetem nje shatervan po s'ke shkelur kurre ne Kavaje ku eshte kthyer qyteti permbys. Po prapeseprape me mire nje shatervan se ujin perpjete si puna jote qe di vetem te shash!!!
Po ty të pëlqen që unë të jem kirminel dhe përdhunues se ti do vetëm të baltosësh partinë që ta ka dhënë mandatin pa bërë asnjë punë. Unë nuk kam jetuar ndonjëherë në kurriz të askujt dhe nuk jam mësuar të gënjej për politikë siç bën ti për një copë karrige. Te kam shkruajtur nje mesazh qe e nxorre ne televizor si kercenim per turpin tend! Po nuk ishte kercenim po shperthim inati me një gënjeshtar ordiner si puna jote!! I kam kërkuar falje qytetarëve te mi qe e teprova me gjuhen po jo ty se ty s'te kerkoj falje kurre se ti per mua je nje karagjoz llafazan njesoj si Saliu dhe Lulja!
Megjithate nje gje duhet ta dish mire edhe ti: Elvis Ervin Roshin do e kesh përballë ti dhe Saliu jot këtu në Kavajë. Unë do dal ligjërisht i pafajshëm nga kjo luftë qensh që po bëhet kunder meje dhe ku ti po leh njësoj si Saliu. Kavaja është dhe do jetë me mua, kurrën e kurrës me ty dhe me Saliun e Lulen e Shqupit", shkruan Roshi.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com