TIRANE - KAVAJE Një ditë pas arrestimit të kryebashkiakut socialist të Kavajës, Elvis Rroshi, TV A1 REPORT! zbulon foton e cila hedh dritë mbi incidentin e ndodhur pasditen e djeshme (10 mars) në stadiumin e qytetit, kur po luhej ndeshja për Superligën mes ekipeve Besa-Tirana.
Sipas trajnerit të klubit të Tiranës, Nevil Dede gjatë pushimit të ndeshjes ishte qëlluar prej kryebashkiakut Elvis Rroshit në koridorin e dhomave të zhvjeshjes dhe ishte kërcënuar me jetë nga ai. Vetë trajneri Dede pas përfundimit të ndeshjes bëri një kallëzim penal ndaj kryebashkiakut. Ndërkaq, Rroshi deklaroi për median se s'ishte e vërtetë. Madje shtoi se kishte shkuar për të qetësuar situatën pasi Dede po e provokonte.
Në foto, e cila transmetohet për herë të parë në media në televizionin A1 REPORT! duket trajneri i klubit të Tiranës, Nevil Dede, i cili i është drejtuar tifozëve të Besës me dorën grusht si në komunizëm. Siç shihet edhe nga foto, tifozët janë irrituar nga ky gjest. Sipas Rroshit kjo është arsyeja se përse ai shkoi në dhomat e zhveshjes, pikërisht për t'u sqaruar me trajnerin Nevil Dede. I kontaktuar nga televizioni A1 REPORT për të marrë përgjigje mbi foton në fjalë, trajneri i Tiranës, Nevil Dede tha se nuk e mbante mend gjestin që është fokusuar ndaj tifozëve.
Kur kanë kaluar 24 orë, Rroshi vazhdon të mbahet i arrestuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë dhe avokati i tij, Plarent Ndreca, në një intervistë në studio për TV A1 REPORT! tha se po mbahej padrejtësisht dhe e quajti arrestimin inskenim politik.
TV A1 REPORT! dhe Shqiptarja.com kanë ndjekur hap pas hapi ngjarjen që nga momenti i shoqërimit në polici, (10 mars) të Elvis Rroshit, socialisti i parë në krye të Bashkisë së Kavajës, i cili me fitoren e zgjedhjeve lokale më 8 maj të 2011-ës, i mori kryeministrit Berisha, qytetin që e kishte pasur bastion të tijin prej 20 vitesh.
INCIDENTI NE STADIUM SI U MBAJT NE POLICI ELVIS RROSHI DHE PROTESTAT PRO TIJ
Gjatë gjithë pasdites dhe mbrëmjes së djeshme, në qytetin e Kavajës mbizotëroi një situatë e tensionuar. Prej orës 17:00 të datës 10 mars, Kryebashkiaku Elvis Rroshi u mbajt i izoluar në ambientet e komisariatit të Kavajës pas incidentit të ndodhur në stadiumin e këtij qyteti
Izolimi i kryebashkiakut në komisariat irritoi banorët e Kavajës, të cilët u mblodhën për gati 2 orë para komisariatit duke kërkuar lirimin e Kryebashkiakut të tyre dhe duke thirrur "Turp, Turp, Turp". Ata shtonin se Dede kishte qenë i pari që kishte provokuar. Policia e ndihmuar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ndërhynë për të shpërndarë turmën duke përdorur dhunë dhe shkopinj gome. Nisur nga protesta Rroshi u transferua me dy makina të blinduara në drejtim te Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë (rreth orës 21:50, 10 mars). Avokati i Rroshit deklaronte se nuk ishte në dijeni të një kallzimi penal dhe se klienti i tij po mbahej i izoluar pa asnjë urdhër-arrest.
Ngjarja u qartësua vetëm në orët e vona të 10 marsit, (6 orë pasi ndodhi incidenti) kur Policia e Tiranës doli zyrtarisht me një deklaratë për shtyp ku motivonte arrestimin e kreut të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi. Sipas policisë, kryebashkiaku dyshohej se në përfundimin e pjesës së parë të ndeshjes Besa-Tirana, kishte qëlluar trajnerin e klubit të Tiranës, Nevil Deden, duke e kërcënuar me jetë. Rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme iu komunikua arrestimi i Kryebashkiakut Rroshi.
Arrestimi ne flagrance kryebashkiakut të Kavajës iu argumentua me: Konsumim të veprave penale “Goditjes për shkak të detyrës”, “Kundërshtim të punonjësve të policisë” dhe “Mos bindje ndaj urdhrit të punonjësve të policisë”.
Policia deklaroi se kishte prangosur edhe 7 persona mes tyre 4 punonjës të bashkisë së Kavajës.
Sot, avokati Plarent Ndreca i është drejtuar me një letër zyrtare Prokurorit të rrethit të Kavajës, për dijeni Kryeprokurorit Adriatik Llalla, Avokatit të Popullit Igli Totozani, përmes së cilës kërkon lirimin e menjëhershëm të klientit të tij, kryebashkiakut Elvis Rroshi
CFARE NDODHI ME 11 MARS
(Me poshte shkrimit eshte dhe cfare ndodhi me 10 mars)
AVOKATI:RROSHI S'ESHTE KONFRONTUAR ME NEVIL DEDEN
Pasdite Plarent Ndreca, avokati i kryebashkiakut socialist Elvis Rroshi, dha një intervistë në studio e TVA1REPORT! ku pohoi se klienti i tij vazhdon të mbahet padrejtësisht në burg. Ai insistoi në faktin se Rroshi s’ka pasur asnjë konfrontim me trajnerin e Tiranës. "Rroshi ka zbritur në tribunën e lojtarit dhe trajnerëve për të qetësuar situatën pas një xhesti antisportiv që ka realizuar në këtë stadium, Dede. Ky xhest, që kuptohet nga simbolika, i ka provokuar qytetarët e Tiranës. "- tha avokati.
Pyetjes se çfarë konkretisht ka bërë kryebashkiaku atë ditë, pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes, Ndreca iu përgjigj se Elvis Rroshi, në intervalin e pjesës së parë, ka zbritur për të inkurajuar lojtarët e Besës, që kanë qënë në fitore. "Madje ka edhe video që e dëshmon këtë. Ai ka kontaktuar me trajnerin e Tiranës, duke i thënë që të mos bëjë veprime që agravojnë situatën, pasi tifozët kanë qënë të irrituar dhe ka qënë kryebashkiaku, ai që ka neutralizuar situatën. Theksoj, i ka tërhequr vëmendjen vetëm me fjalë, duke i shpjeguar me fjalë që xheste të tilla kontribuojnë në agravimin e situatës. Pra, ka kontribuar që të mos ketë problem me tifozët që ishin të irritur ndaj Nevil Dedes.
Përsa i përket arrestimit, avokati nënvizoi faktin se "Nevil Dede mund të jetë përdorur nga policia dhe duket që situata ka një sfond politik. Nuk ka arsye të tjera që veprimet e policisë të bëheshin të paligjshme si në vijim, siç ishte arrestimi për një vepër që nuk ishte e atyre përmasave sa të krijonte probleme, që s’duhej t’i bëhej një qytetari, jo më një kryebashkiaku".
"Pasdite, pata një takim me klientin tim dhe prokurorin e çështjes; ishte një seancë deklarimi, ku prokurori përsëriti tërë qëndrimin e tij edhe ne dhamë arsyet tona pse arrestimi është i paligjshëm duke kërkuar lirimin e menjëhershëm. Në këndvështrimin tonë ai mbahet në mënyrë të paligjshme në izolim. Psikologjikisht”, - përfundoi Ndreca, -“ klienti tim është shumë i qetë dhe ka besim që do të merret një vendim i drejte ligjor”.
AVOKATI: ARRESTIMI I RROSHIT INSKENIM POLITIK
Ora 19:35 Avokati i Ndreca deklaroi se "të gjitha veprimet e kryera deri tani dhe dokumentacioni, tregojnë se arrestimi i Elvis Rroshit është një inskenim politik. Gjykojmë se edhe trajneri i "Tiranës, Nevil Dede, është përdorur nga policia për të bërë kallëzimin penal. Arrestimi ka një prapavijë politike dhe ministri i Brendshëm duhet të provojë të kundërtën nëse e ka kërkuar arrestimin duke publikuar tabulatet e tij telefonike".
PRITEJ LIRIMI I KRYEBASHKIAKUT, POR NUK NDODHI
Ora 18:00 Korrespodenti i "TVA1 Report", Arsen Rusta, bëri të ditur rreth orës 18:00 se pas 30 minutash pritej lirimi i kryebashkiakut të Kavajës, por kjo nuk ndodhi.
JA FOTO QE PROVOKOI

Kjo është fotot e publikuar për herë të parë në televizionin A1 REPORT, e cila paraqet trajnerin e klubit të Tiranës, Nevil Dede, i cili i është drejtuar tifozëve të Besës me dorën grusht si në komunizëm. Siç shihet edhe nga foto, tifozët janë irrituar nga ky gjest. Ndërsa, sipas Rroshit kjo është arsyeja se përse ai shkoi në dhomat e zhveshjes, pikërisht për t'u sqaruar me trajnerin Nevil Dede. Pranë Nevil Dedës ndodhen edhe disa policë, të cilët vetëm se shohin veprimin e tij dhe nuk ndërhyjnë.

TRAJNERI I TIRANES: S’E MBAJ MEND GJESTIN NDAJ TIFOZEVE
Ndërkohë, i kontaktuar nga televizioni A1 REPORT për të marrë përgjigje mbi foton në fjalë, trajneri i Tiranës, Nevil Dede tha se nuk e mban mend gjestin që është fokusuar ndaj tifozëve. Nga ana tjetër, ai thotë se nuk do të tërheqë denoncimin e bërë ndaj kryetarit të bashkisë Kavajë, Elvis Rroshi dhe se i qëndron deklaratës së bërë në polici.
MINISTRI I BRENSHEM, FLAMUR NOKA: S’URDHEROJ ARRESTIME
Në një deklaratë për mediat, pas një tryeze që pari në Ministrinë e Drejtësisë, ministri i Brendshëm, Flamur Noka, përgënjeshtroi akuzat e ngritura nga kryebashkiaku i Kavajës se fshihet ai pas arrestimit të Elvis Rroshit.
“Unë nuk urdhëroj dhe nuk bëj arrestime...Ka pasur një denoncim ndaj Rroshit dhe policia ka vepruar”, deklaroi Noka.
Ndërkohë, lidhur me faktin se arrestimi i kreut të Bashkisë së qytetit të Kavajës është konceptuar nga vetë ai, por edhe deputeti socialist Alfred Peza si inskenim politik, Noka u shpreh: Rroshi shquhet për krijim përrallash.
/Shqiptarja.com

FSHF: Ndeshja korrekte, Tirana: Fitore në tavolinë