Siç edhe kishin njoftuar në rrjetet sociale, dhjetëra qytetarë të Kavajës kanë dalë në mbështetje të ish- kryebashkiakut, Elvis Rroshi. Tubimi erdhi disa orë pas dorëheqjes së  tij, për shkak të një dënimi në shtetin italian, kur ishte në moshë të mitur.
 
Tubimi i qytetarëve nisi rreth orës 19:00, ndërsa ata kanë dalë në shesh për të mbështetur Rroshin, të cilin e kanë vlerësuar për punën që ka bërë në drejtimin e Kavajës në 5-vitet e drejtimit të tij.

kavaja

kavaja

roshi
 
kavaja

kavaja

Pak më vonë në sheshin përpara Bashkisë ka mbërritur vetë Rroshi, i cili është shprehur se do të rikthehet fuqishëm. Në fjalimin që ka mbajtur përpara qytetarëve, Rroshi ka paralajmëruar se do të vijojë betejën ligjore lidhur me dënimin e tij në Itali si dhe për akuzat e tjera të ngritura nga PD. Gjithashtu, ai ka deklaruar se do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme për postin e kryetarit të Bashkisë së Kavajës dhe nuk do lejojë që Kavajën ta marrë Berisha e Basha. "Unë  si kryetar i juaj shumë shpejt do të vazhdoj gjyqet për drejtësinë time. Për drejtësinë që SHQUP-i me vite më ka baltosur. Elvis Roshin do ta keni kryetar Bashkie përsëri. Vetëm një gjë po ua them që Elvis Roshi tmerron Berishën, tmerron Bashën, sepse Elvis Roshi ka mbështetjen e të gjithë Kavajës", u shpreh ai.

Roshi ka treguar para qytetarëve historinë sesi është dënuar në shtetin fqinj. "Unë brodha nëpër kampet e Italisë për një jetë më të mirë. Nuk mora vesh asgjë kur një denopncim kishte ardhur, unë pa qenë në dijeni. Sot më erdhi një tjetër letër, dy dëshmi të penalitetit një me emrin Elvis e tjetra me emrin Ervin", tha ai.   
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com