Rrudhat në ballë ju paralajmërojnë këtë sëmundje, kini kujdes

Rrudhat në ballë ju paralajmërojnë këtë sëmundje, kini kujdes

Foto ilustruese

Një studim i kryer në Francë ka nxjerrë në pah një detaj që mund t’ju paralajmërojë për sëmundje kardiovaskulare. Yolande Esquirol, autorja e studimit dhe profesoreshë e asociuar te “Centre Hospitalier Universitaire de Toulouse”, shkruan se personat që kanë shumë rrudha të theksueshme në ballë mund të jenë 10 herë më të rrezikuar të vdesin nga një sëmundje kardiovaskulare.

Një teori është se mund të ketë të bëjë me ngurtësimin e arterieve në trup për shkak të formimit të pllakës bakteriale. Duke qenë se enët e gjakut në ballë janë shumë të vogla, ato mund të jenë më të ndjeshme ndaj formimit të kësaj pllake bakteriale. Gjatë studimit, që ka zgjatur për 2 dekada, u analizuan të dhënat shëndetësore të 3200 personave.

Kështu që nëse vini re që në ballin tuaj po formohen rrudha të shumta bëni një kontroll në mënyrë që të jeni më të sigurt.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren