Viktimat ishin të gjithë brenda ndërtesës, kur ajo u godit nga një rrufe e fuqishme.
Lajmi u dha nga autoritetet vendase, duke thënë se disa prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.
Ruanda është një ndër vendet më të goditura nga rrufetë. Vetëm në muajin tetor të vitit të kaluar, 18 vetë humbën jetën si pasojë e goditjes nga rrufetë.
e.gj/Shqiptarja.com