Rruga kryesore e lagjes “30-Vjetori” në Berat, ndodhet në gjendje skandaloze prej disa vitesh.  E shkatërruar krejtësisht në të gjithë gjatësinë e saj, kjo rrugë që lidh qendrën e qytetit me pjesën tjetër është kthyer në shqetësim për banorët, veçanërisht për drejtuesit e mjeteve prej kohësh. E mbushur me biznese në të dy krahët e saj rruga e lagjes “30-Vjetori” një nga më të mëdhatë përsa i përket numrit të banorëve, nuk ka asgjë të përbashkët me një lagje të banuar e jo më një qyteti të mbrojtur nga UNESCO, siç dhe është Berati.