Rrugët rurale, Silva Caka ironizon
Ramën: Jepi para arkadash Xhengizit

Rrugët rurale, Silva Caka ironizon<br />Ramën: Jepi para arkadash Xhengizit<br>
Deputetja e LSI-së, Silva Caka ironizon kryeministrin Rama duke i thënë se nuk po investon për rrugë rurale sikundërse kishte premtuar, por do të japë para për ndërtimin e një aeroporti në Vlorë,përmes një afere korruptive me kompanitë turke.

Deklarata e plotë e Cakës:
"Rrugë ne nuk do bëjmë më, sepse nuk iu pa hajri rrugëve në zonat rurale për kaq shumë vite."

Kjo duket si një deklaratë e papërgjegjshme e Kryeministrit tonë të papërgjegjshëm, por në fakt ka të drejtë!  E për çfarë i duhen rrugët e fshatrave këtij, kur kanabisin e mbjellin në mes të qytetit?!

Për çfarë nevojiten rrugët e fshatrave tani, pasi ua morën votën me premtimin se do t'a bënin fshatin qytet?!

Pse të harxhojë lekë nga buxheti i shtetit, nga xhepat e shqiptarëve ky për rrugët e fshatrave, kur ato lekë ia jep arkadash Xhengizit dhe na ndërton një aeroport në Vlorë, që do t'a mjelë Xhengizi me Xhelal Qoftexhiun, ndërsa shqiptarët do t'u mbajnë pishën?!

Mirë e bëre o zoti Kryeministër, nuk kanë ç'i duan rrugët fshatarët! Harbohen fare ata po u bëre edhe rrugët; nuk të vijnë më nëpër ato shfaqjet e tua me kukulla dhe buratinë lokalë dhe pastaj nuk ke me kë të tallesh. Hallall e paç votën e tyre!

Një pyetje në fund do ma lejosh: atë rrugën e Surrelit do t'a zhbësh, apo deklarata nuk ka efekt prapaveprues?!

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike