Në një takim me banorët e këtij qyteti ajo u shpreh se ndihej e nderuar dhe se do të jetë në shërbim të dibranëve.
“Ekipi ynë do të jetë në shërbim të dibranëve dhe shqiptarëve sot dhe nesër, për një të ardhme të sigurt e një ekonomi të fortë. Jam e bindur se patriotët e mi do të dinë të vlerësojnë njerëzit që punojnë për ta”, u shpreh Çupi.
Ajo iu përgjigj edhe deklaratave të Kryeministrit Rama mbi “Rrugën e Arbërit” duke premtuar se rruga do të shkojë në çdo derë si projekt i nisur nga kreu i PD Lulzim Basha.
“Rrugën e Arbërit nuk e bëri Edi Rama, pavarësisht se e kishte projektin gati, dhe nuk do ta bëjë sërish, siç nuk ka bërë asgjë për banorët e këtyre zonave. Rruga e Arbërit do të shkojë në çdo derë dibrani si projekt i Lulzim Bashës Kryeministër”, u shpreh kandidatja Çupi.
Redaksia Online
J.SH/Shqiptarja.com