Rruga e Arbrit/Çupi mohon nisjen e
punimeve,Manjani uron kompaninë

Rruga e Arbrit/Çupi mohon nisjen e<br />punimeve,Manjani uron kompaninë<br>
Pas nënshkrimit gjatë ditës së sotme mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe firmës “Gjoka Konstruksion” për “Përmirësimin, ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e Rrugës së Arbrit”, ministri Damian Gjiknuri u shpreh se punimet për këtë aks të rëndësishëm, që do ta afrojë ndjeshëm Dibrën me Tiranën, do të nisin brenda këtij viti.

Mirëpo deputetja e Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës, Dhurata Çupi, e ka konsideruar këtë marrëveshje, si propagandën dhe shfaqjen e radhës nga ana e qeverisë.

Sipas deputetes opozitare, në të vërtetë punimet nuk do të nisin as këtë vit, por në një vit elektoral sikurse do të jetë 2019-a, kur do të zhvillohen zgjedhjet lokale.

Në statusin e saj në Facbook, ndër të tjera, Çupi shkruan:

Dibranëve po u ofrohet cdo dite fyerje ,dhunë fasadë dhe propagandë.  Nuk është aspak e vështirë që cdo ditë shqiptarët të përballen me mashtrimin e radhës të kësaj qeverie. Natyrisht korrupsioni më i madh i kësaj qeverie janë koncesionet propagandistike(...) Sot shoë i radhës u demonstrua me daljen para mediave të ministrit, por rrugë edhe këtë vit nuk ka për ta(...) Rruga do të fillojë në kohë fushate elektorale, në fakt sic bën cdo herë kjo qeveri. Por edhe për taksat që do paguajne Dibranët nuk u fol. Interesat e rrugës qē do paguajnë shqiptarë janë futur në terr informativ. 240 miljon euro për 13 vite, që i bie 18 miljon euro ne vit. Sikur vetëm nga buxheti i shtetit do të bëhej, dibranëve dhe shqiptarëve do tu binte më lirë. Por buxhetin e taksapaguesve shqiptarë kjo qeveri nuk e ka për investime por për oborrin e kryeministrit(...)”.

Ndërkohë, edhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili është me origjinë nga Dibra, e ka shoqëruarme një urim lajmin për nsiejn e punimeve për Rrugën e Arbrit, por falënderimi i tij i është drejtuar vetëm firmës së ndërtimit. “I uroj seriozisht sukses kompanisë që ka marrë me koncension ndërtimin e rrugës së Arbrit! Pikëpyetjet që ngrihen i takojnë qeverisë. Por, me rëndësi është ndërtimi i asaj rruge dhe lidhja e Dibrës me Tiranën! Nuk na duhen më lavde por rruga! Uroj ta bëjnë sa më shpejt!” – shkruan ai në Facebook.

s.k/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin