Rruga e Arbrit, kompania kineze
paraqet ofertën e fundit këtë muaj

Rruga e Arbrit, kompania kineze<br />paraqet ofertën e fundit këtë muaj
Kompania kineze “China State Construction” do të paraqesë brenda muajit shtator ofertën përfundimtare për ndërtimin e 26.94 kilometrave në Rrugën e Arbrit.

Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, Eduart Seitaj, në një prononcim për ATSH-në, bëri të ditur se qeveria shqiptare është në komunikim të vazhdueshëm me kompaninë e paraseleksionuar. Sipas tij, kompania kineze ka sjellë një gjurmë të propozuar të rrugës, e cila është miratuar nga ana jonë.

“Po presim propozimin final përsa i përket anës teknike të çështjes, domethënë gjurma finale, punimet që do të kryhen, preventinimi i këtyre punimeve dhe kostimi dhe propozimi për nivelin e pagesës për përdorimin e rrugës dhe për pjesëmarrjen e shtetit për garancitë apo pagesat që do ti bëjë shteti koncensionarit”, theksoi Seitaj.

Ai bëri të ditur se kosto për ndërtimin e rrugës do të llogaritet në varësi të të gjithë elementëve teknike të mësipërm dhe do të jetë pjesë e propozimit që do të sjellë kompania koncensionare. Oferta përfundimtare që do të paraqesë kompania kineze do të negociohet brenda 60 ditëve siç e kërkon ligji.

Rruga e Arbrit ka një gjatësi totale prej 65 kilometrash dhe përbëhet nga katër segmente me kosto totale prej 36 miliardë lekë përafërsisht. Pjesa prej 26.94 kilometra nga Tujani tek Ura e Vashës, që do të ndërtojë kompania kineze, është ajo me koston më të lartë.
 
Ndërtimi do të bëhet me një procedurë të vecantë, jashtë ligjit të koncesioneve. Investimi do të financohet nga një kredi e Bankës Kineze të Eksporteve dhe do
të paguhet më vonë në këste vjetore nga buxheti. /ATSH/

Redaksia Online
(a.a/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Panik dhe frikë në Gjermani - Danimarkë, forcat speciale arrestuan tifozin e maskuar në çatinë e 'Iduna Park'

VIDEO/ Panik dhe frikë në Gjermani - Danimarkë, forcat speciale arrestuan tifozin e maskuar në çatinë e 'Iduna Park'