Pas vendimit të Këshillit të Ministrave që i ka hapur dritën jeshile tenderit për ndërtimin e rrugës së Arbërit, duke i dhënë përparësi kompanisë “Gjoka Konstruksion”, e cila vitin e shkuar paraqiti një propozim të pakërkuar për këtë projekt ka reaguar edhe kreu i qeverisë, Edi Rama.
Kryeministri shkruan se pas 25 vjetësh premtime boshe e zhgënjime pas çdo votimi, viti 2017 është viti i nisjes së punës për këtë aks, që e bën Dibrën fqinje të afërt të Tiranës.
"Projekti i parë i Programit Kombëtar 1 Miliardë për Rindërtim hyri sot në fazën finale: RRUGA E ARBERIT.
Pas 25 vjetësh premtime boshe e zhgënjime pas çdo votimi, viti 2017 është viti i nisjes së punës për këtë aks, që e bën Dibrën fqinje të afërt të Tiranës dhe do t'i japë hov zhvillimit ekonomik, social e turistik të një zone të tërë bukurish e burimesh të jashtëzakonshme natyrore, që për çerekshekulli u la në rrënimin e harresës" shkruan ai.
Sipas ofertës, rruga do të kushtojë rreth 250 milionë euro dhe ndërtimi i saj do të zgjasë 46 muaj.

Vendimi i miratuar sot nga qeveria per Rrugen e Arbrit
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com