Rrugët që ndjekin Donald Trump dhe Joe Biden për të shkruar drejt fitores

 Rrugët që ndjekin Donald Trump dhe Joe Biden për të shkruar drejt fitores

Presidenti  Donald Trump në sondazhet e deritanishme rezulton si humbës por pa diskutim kjo nuk do të thotë se kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk ka mundësi të sigurojë fitoren.

Por cila mund të jetë rruga për të arritur në 270 vota në kolegjin elektoral, i cili do ti jepte atij mundësinë të ketë një mandat të dytë.

Trump deri tani bazuar në të dhënat e mëparshme ka të sigurta se 125 votat elektorale, të përqendruara në shtetet e Jugut.

Pastaj ka edhe një sërë shtetesh të cilat tradicionalisht kanë favorizuar republikanët në nivelin presidencial: Texas me (38 vota elektorale), Georgia (16), Ohio (18) dhe Arizona (11), duke bërë që Trump të arrijë në 208 vota elektorale.

Asnjë Republikan nuk ka fituar në garën për në Shtëpinë e Bardhë në gati një shekull pa fituar Floridan dhe Trump e ka të domosdoshme fitoren aty për të mos lëshuar karrigen presidenciale, e cila do të bënte që Trump të arrinte në 237 gjithsej.

Ndërsa sondazhet tregojnë se Ioëa (6) dhe North Carolina (15) mjaft afër, të dyja të fituara nga Trump në 2016,  dhe nëse edhe këtë herë ato votojnë për presidentin ai do të siguronte 258 vota elektorale.

Në atë moment, gjithçka do të përcaktohej në Pensilvani, ku nëse Trump siguron fitoren do të arrinte në 278 vota elektorale dhe  në një mandat të dytë.

Megjithëse një skenar i Trump në mandat të dytë ka shumë pikëpyetje një gjë e tillë mund të ndodhë dhe çdo gjë mund të përmbyset si 135 ndodhi në 2016.

Ndryshe nga presidenti Trump i cili ka një rrugë tejet të vështirë për të përshkruar, për të arritur në sigurimin e 270 vota elektorale, Joe Biden ka një mori mënyrash për të arritur në postin e kreut të Shtëpisë së Bardhë, dukshëm i favorizuar në të gjitha sondazhet deritanishme.

Në bazë të sondazheve deri tani, ai fillon garën me 203 vota elektorale që vlerësohen si solide në kampin e Biden.  Nevada (6 vota elektorale) dhe Kolorado (9)  janë dy shtete të tjera të cilat po largohen nga konservatorizmi i Trump, duke bërë që kandidati demokrat të arrijë në 218 vota elektorale.

Shtetet e tjera si Minesota (10), Michigan (16) dhe Wisconsin (10), në të cilët Biden ka një epërsi të konsiderueshme e çon atë në 254 vota elektorale.

Sërish Pensilvania do të jetë përcaktuese me 20 votat e saj elektorale. Nëse Biden fiton shtetin ku ka lindur, kjo e çon në 274 vota elektorale  dhe si pasojë në Shtëpinë e Bardhë.

Një skenar i tillë tregon se edhe nëse ai do të humbiste në  Florida, Georgia, Texas, Arizona, Ioëa dhe Ohio ai  përsëri  mund të zgjidhej president.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja