Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu ka paralajmëruar protesta pas vendimit nga ana e qeverisë për dhënien e rrugës së Kombit me koncesion.
Në një dalje të posaçme për mediat, Bashkim Shehu ka thënë se Ministria e Transporteve ka përcaktuar edhe kompaninë që do të menaxhojë rrugën e Kombit, por ka harruar gjënë më kryesore, konsultimin me qytetarët e Kukësit të cilët preken drejtpërdrejt nga ky vendim.
Sipas tij, qytetarët kuksiane nuk kanë asnjë mundësi për të paguar tarifën që do të vendoset, ndërkohë që i ka bërë thirrje edhe deputetëve të qarkut veri-lindor që ti bashkohen zërit të qytetarëve, pasi në të kundërtën nuk kanë asnjë argument për t’u dalë përpara në fushata elektorale.
“Nga burime pranë Ministrisë së Transporteve bëhet e ditur se koncesioni është dhënë sot.Është një koncesion që është kundërshtuar fort nga ana ime, por edhe e qytetarëve kuksiane. Ky është një koncesion i radhës i kësaj qeverie që nuk konsultohet e nuk informon publikun. I bëj thirrje deputetëve që të reagojnë, pasi në të kundërtën nuk kanë arsye që të vijnë e të takojnë qytetarët e Kukësit. Është një taksë e shtuar për kuksianet. Qytetarët e Kukësit nuk e përballojnë dot tarifën, ndonëse nuk dihet se cila do jetë tarifa. Unë i bëj thirrje kryeministrit Rama dhe Ministrisë së Transporteve që të informojnë qytetarët pasi reagimi qytetar do të jetë i fortë, pasi nuk pranohet dhënia e koncesionit. Ne do vijojmë kontaktet, për të mos pranuar këtë vendim që është kundër interesave të qytetarëve të Kukësit” ka thënë Bashkim Shehu.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com