Rruga e Kombit, Rama:
“Berisha po bën biznes” |

Rruga e Kombit, Rama:<br />“Berisha po bën biznes” |
TIRANË – Kryesia e Partisë Socialiste u mblodh sot në takimin e parë konsultativ që pas zgjedhjeve nga Asambleja Kombëtare.
Kryesocialisti Rama në komunikimin me median iu përgjigj deklaratave të Berishës lidhur me rrugën e kombit.
“ E informova kryesinë lidhur me deklaratat sot të kryeministrit. E sfidoj Berishën të provojë se ne kemi qenë dhe jemi kundër projektit të Rrugës së Kombit. Ajo çka duhet parë është turpi i biznesi që pushteti po bën me këtë rrugë nëpërmjet taksave të shqiptarëve”, deklaroi Rama.

“DO DËGJOJMË PROPOZIMET E PARTIVE TË VOGLA”
Në deklaratën për median pas mbledhjes së kryesisë, Rama komentoi edhe qënndrimet kritike të partive të vogla, lidhur me punën për reformën zgjedhore. Rama konfirmoi se marrëdhënia me to ka qenë një prej pikave të diskutuara në kryesinë e re.
“ Përseris vullnetin e plotë të PS-së, për të dëgjuar dhe për tu dakordësuar më të gjitha partitë për ndryshimin e sistemit zgjedhor”, siguroi kryesocialisti.


“KRYESIA E RE, FITORE në 2013”
“Dola i kënaqur nga ky takim i parë me kryesinë e re. U binda në zgjedhjen e mirë të bërë nga Asambleja Kombëtare për figurat e përzgjedhura. Anëtarët e kësaj kryesiu u shprehën të gatshëm për të qenë në dispozicion të fitores sonë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, deklaroi Rama pas takimit.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nëse jeni beqar, mos u mbyllni në shtëpi... horoskopi për ditën e sotme

Nëse jeni beqar, mos u mbyllni në shtëpi... horoskopi për ditën e sotme