Rruga e Kombit, shtyhet tenderi
BB sqaron kushtet për firmat

Rruga e Kombit, shtyhet tenderi<br />BB sqaron kushtet për firmat
Do të jetë 27 shkurti dhe jo 15 shkurti, data e fundit e dorëzimit të dokumenteve nga subjektet e interesuara për të marrë pjesë në garën ndërkombëtare për marrjen me koncension të rrugës nga Miloti deri në Morin të Kukësit, në kufi me Kosovën. Ftesa për oferta ishte hapur nga data 19 dhjetor 2011 dhe do të mbetej e hapur deri në afatin e fundit të pranimit të dokumentave parakualifikuese, i cili ishte 15 shkurt 2012, ora 15.00.

OPTIMIZMI
Pak ditë pas njoftimit për fillimin e fazës parakualifikuese të garës, ministria njoftoi zyrtarisht për një interesim të madh nga të huajt. Disa kompani ndërkombëtare kanë paraqitur interes për marrjen me koncension me afat të gjatë për rehabilitimin, mirëmbajtjen dhe operimin e autostradës Milot-Morinë, e cila lidh Durrësin dhe Tiranën me Republikën e Kosovës, sipas zëvendësministrit të Punëve Publike dhe Transportit Ernest Noka. Noka deklaroi tha më 28 dhjetor të vitit të kaluar se në kërkesë parashikohet që konçesionari, subject i një sërë standardesh performance, do të jetë përgjegjës për operimin dhemirëmbajtjen e autostradës, duke përfshirë dhe mirëmbajtjen e tunelit të Thirrës 5.6 km të gjatë, me dy korsi, operimin e një stacioni për mbledhjen e tarifës, dublimin e një segmenti 26 km të gjatë të autostradës si dhe ndërtimin e disa strukturave shtesë.


(Shkrimin e plotë e gjeni në numrin e sotëm të gazetës Shqiptarja.com)

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut, ndaloni te 'Çadra e Kujdesit' për ujë dhe për të matur tensionin


Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut, ndaloni te 'Çadra e Kujdesit' për ujë dhe për të matur tensionin