Rruga e ngrirë, përplaset makina
e deputetit Shalsi në Milot Rrëshen

Rruga e ngrirë, përplaset makina<br />e deputetit Shalsi në Milot Rrëshen
MILOT – Pavarësisht rritjes së temperaturave rrugët vazhdojnë të paraqesin rrezik për drejtuesit e automjeteve. Kështu ka ndodhur paraditen e sotme kur në aksin Milot – Rrëshen janë përplasur 6 automjete, mes tyre edhe makina me të cilën lëviz deputeti socialist Eduard Shalsi. Ai po udhëtonte drejt disa zonave të izoluara në Kukës. Burimet policore thanë se as Shalsi dhe asnjë prej drejtuesve të automjeteve të tjera nuk kanë pësuar dëmtime. Shkak i përplasjes mësohet të ketë qenë ngrica në rrugë, e cila ka bërë që automjetet të rrëshqasin e për pasojë të përplasen me njëra tjetrën.
Policia lokale i ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të bëjnë kujdes në këtë aks e të mos lëvizin me shpejtësi.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane