Rruga e re për në Angli, TikTok mbyll adresën e trafikantëve shqiptarë! Merrnin 14 mijë paund nga Spanja në Britani

Jo në pak raste TikTok është përdorur për të reklamuar rrugët e emigrantëve. Adresa e kontrabandistëve shqiptare që kërkonin 14 mijë paund nga emigrantët e parregullt për të udhëtuar nga Spanja në Angli është mbyllur këtë të mërkurë nga kompania TikTok.

Në faqe  reklamohej  një rrugë të re nga Spanja në MB në TikTok , duke përdorur emoji kamionësh, tragetesh dhe imazhe të Syrit të Londrës për të tërhequr emigrantët.

Bandat po ofrojnë të kontrabandojnë njerëz me kamionë nga Santander në bregun verior të Spanjës në Portsmouth nëpërmjet trageteve si një alternativë ndaj varkave të vogla përgjatë Kanalit ose nëpërmjet trageteve nga Franca veriore.

TikTok ka hequr të gjitha videot dhe ka mbyllur llogaritë që shisnin rrugën e re. TikTok është kanali kryesor i komunikimit midis grupeve të organizuara mafioze të trafikimit të qenieve njerëzore dhe viktimave të tyre raportojnë mediat britanike. Megjithatë ka nisur një aksion nga qeveria atje për identifikimin dhe hetimin e disa zyrave ligjore që ndihmojnë emigrantët të bëjnë kërkesa fallso për azil.

 

G.MO/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion