Rruga Gusmar-Kuç drejt përfundimit, Rama: Potencial zhvillimi për zonën dhe turizmin

Rruga Gusmar-Kuç drejt përfundimit, Rama: Potencial zhvillimi për zonën dhe turizmin

Një pjesë e rrugës Gusmar-Kuç e përfunduar

Rruga Gusmar-Kuç, që do të jetë një ofertë e re për turistët, është drejt përfundimit. Kryeministri Rama ka publikuar disa foto nga investimi, ku shkruan se rruga është drejt mbarimit dhe do të sjellë një perspektivë zhvillimi për të gjithë zonën.

“Mirëmëngjes dhe këto foto të rrugës Gusmar-Kuç drejt përfundimit, që do jetë një ofertë e re për turistët dhe një perspektivë për të gjithë zonën, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

Rruga Gusmar - Kuç lidh Tepelenën, Gjirokastrën dhe Përmetin me rrugën e lumit të Vlorës dhe Himarën, duke krijuar një lidhje mes turizmit bregdetar me turizmin natyror, kulturor dhe historik.

Ky aks do të lehtësojë vajtjen në fshatin turistik të Nivicës për të shijuar bukuritë e saj natyrore, ndërsa do shërbejë si një shtysë e fuqishme për shfrytëzimin e potencialeve turistike dhe zhvillimit ekonomik të vendit.

Investimi për ndërtimin e kësaj rruge kap një vlerë prej 5,780,441 dollarë dhe fillimi i punimeve ka nisur në prill 2020. Aksi shoqërohet me mure masive mbajtëse pasi një pjesë e rrugës kalon në anë të shkëmbit. Investimi parashikon ndërtimin e 4 urave, nga të cilat njëra arrin gjatësinë edhe më të madhe prej 30 metrash dhe një tjetër 10 metra, dhe dy urat e tjera janë në gjatësi më të vogla që janë nga 6 e 5 metra gjatësi.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Heu bre: 12/07/2021 21:03

    Po ndertoni ndonje rruge edhe ne veri se nuk i ben dem turizmit. Rrugen e Thethit per shembull,po sa e sa fshatra veriore i kane rruget cope cope. Rregulloni pak rrugen e vjeter Milot-Kukes se eshte perle natyrore. Sidomos ato tunelet Klos ,Ulez. Uren e Zogut o zoterinj se ka dhe domethenie historike,etj ,etj. E mos harroni sa me i mire eshte sherbimi ne veri krahasuar me jugun. Jo per nxitje ndasishe por vertete qe reklamoni shume vetem vepra jugore. Apo rruga e Arbrit dhe aeroporti i Kukesit mjaftojne???? Ndertoni ne gjithe Shqiperine,por mos harroni shkollimin dhe mjekesine ne keto zona ku investohet.

    Përgjigju
  • Saimir: 10/07/2021 08:53

    Turizem kulturor ne fshatrat e Tepelenes hahaha, po thoni more qe keni bere rruge qe te nxjerrin me shpejt djemte "prodhimin" ne det te skafet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen