Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t Artan Lame me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se bunkeri i Luftës së Dytë Botërore në hyrje të Pogradecit do të shpëtojë nga shembja nga projekti i rrugës që po ndërtohet.
Sipas tij, tuneli panoramik që po ndërtohet aty, krijon mundësinë që makinat të mos humbasin peizazhin e liqenit dhe nga ana tjetër, tuneli gjysmë i hapur krijon mundësinë që bunkeri të shpëtohet.
"Do të jetë një prej pikave më të bukura dhe interesante të gjithë atij aksi rrugor edhe kështu (edhe bajagi elegant), ku do ngërthehen bashkë si askund tjetër panorama, liqeni, historia, rruga, monumenti, shëtitorja, plazhi.
Tuneli panoramik që po ndërtohet aty, krijon mundësinë që makinat të mos humbasin peisazhin e liqenit dhe, nga ana tjetër, tuneli gjysëm i hapur, krijon mundësinë që Bunkeri përveçse të shpëtohet, edhe të integrohet me gjithë situatën e atjeshme, duke mos e fshehur nga pamja, siç do të ndodhte nëse do projektohej një tunel tërësisht i mbyllur", shkruan në facebook Lame.
Në këtë status drejtori i Aluiznit ka falenderuar edhe mikun e tij Afrim Qendro, i cili është nëndrejtor i përgjithshëm i ARSH, pasi ka ka ndjekur personalisht jo vetëm projektimin por, ç’ka është më e rëndësishme, edhe realizimin e tij atje buze Liqerit, shkruan Lame.
Lame nuk ka harruar të shkruaj edhe për një tjetër bunker, i cili ndodhet në qendër të Tiranës brenda territorit të Kalasë. "Është i kohës së LIB, i vitit 1916, austriak dhe, e vetmja fortifikatë e LIB që ka mbetur ende në të gjithë Shqipërinë", ka shpjeguar Lame në statusin e tij.

( Fotot nga projekti )
Redaksia Online
xh.m/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com