Banorët e rrugës “Mine Peza” dhe rrethinave të tij kanë marrë zgjidhje të problemit të shpërthimit të ujërave të zeza në rrugë sa herë që binte shi.
Ujësjellës Kanalizimet e Tiranës kanë ndërtuar kolektorin më të madh në kryeqytet pas atij të rrugës së Elbasanit, duke zëvendësuar të vjetrin që daton që prej vitit 1940.
"Kolektori i ri është ndërtuar përgjatë gjithë rrugës së Durrësit e cila prej disa muajsh ndodhet në rikonstruksion. Tubacioni i ri i jep zgjidhje definitive administrimit të ujërave të ndotura për pjesën veriore të kryeqytetit, duke nisur nga rruga e “Dibrës”, Bulevardi i ri, Bulevardi Zogu 1, sheshi “Skënderbej”etj. Në total janë ndërtuar 1200 metra linjë kryesore kanalizimesh si dhe 1700 metra tubacione për menaxhimin e ujërave të bardha të njohura ndryshe si ujërat e shiut. Përveç kësaj, Rruga e Durrësit me investimin e ri do të ketë furnizim me ujë të pijshëm 24 orë në 24 përmes impiantit të Bovillës", njofton Bashkia e Tiranës.
Njëkohësisht me rrjetin e kanalizimeve Ujësjellësi u ndërtua edhe rrjeti i furnizimit me ujë, në këtë mënyrë finalizohet sistemimi i nëntokës për të gjithë rrugën e Durrësit.
TEK MINE PEZA DUHET NJE KORSI BICIKLETASH ,,PO ASHTU DHE TEK RRUGA FORTUZI,,DHE RRUGA E BRRAKES TEK PROKURORIA E RRETHIT TIRANE....
Përgjigju