Kjo që shihni në këto pamje është rruga e fshatit Korie në njësinë Gradisht të Divjakës. Pamjet nuk na lënë vend për fjalë ku asfalti edhe në ato pak pjesë të saj është shkërmoqur.
Gjendja e saj përkeqësohet për çdo ditë, pasi në të kalojnë mjetet e tonazhit të rëndë të kompanisë që po ndërton kanalet e rrjetit vaditës në drejtim të Zharnecit dhe Adriatikut. Banorët shprehin shqetësimin dhe kërkojnë ndërhyrje.
"Ne e kemi bërë vetë rrugën me aq sa patëm mundësi. Erdhi firma bëri kanalin dhe prishi rrugën. Këtu nuk kalohet me motor jo me makinë. Po na çahen gomat e makinave. Shteti duhet të vërë dorë e ti kërkoje llogari firmës që të vije e të bëje rrugën. Firma erdhi rregulloi një gjë e prishi një gjë tjetër." shprehet një banorë.
"Kanë kaluar makina të tonazhit të rëndë dhe e shkatërruan rrugën. Bëmë kërkesë për ta rregulluar. Erdhën, bënë sikur e rregullunë, por asgjë. Kush është fajtori ta rregulloje se kështu nuk bëhet." thotë një tjetër.
"Makinat e rënda e bënë rrugën copash. Nuk është rrugë kjo kështu" tha një tjetër.
Për këtë situatë ka reaguar edhe zv/kryeministri Erion Braçe,, i cili së bashku me bashkinë i ka kërkuar prej 3 muajsh kompanisë të rregullojë rrugën e shkatërruar.
Në një postim të tij Brace bën dy thirrje, së pari kompanisë kineze dhe çdo kontraktori shqiptare të rindërtojnë rrugët e shkatërruar të çdo fshati e rrugë parcelash në të kundërt do të kallëzohen penalisht. Së dyti i bën thirrje çdo institucioni që miraton pagesat dhe merr në dorëzim veprën sipas kontratës të mos paguajnë asnjë qindarkë nëse kompanitë nuk kanë zbatuar kontratën duke verifikuar në terren detyrimet e saj.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3120
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Parlamenti/ Tensione të tjera në sallë, Dogjani kërkon fjalën para Idrizit dhe bllokon foltoren, ndërhyn dhe Garda! Pritet votimi i buxhetit (VIDEO)
19 Nëntor, 20:03
-
E rëndë në Divjakë/ Makina përplas për vdekje këmbësorin 90 vjeçar (EMRI+VIDEO)
18 Nëntor, 18:59
-
‘Ngordhën bretkosat jo më peshqit’, ndotet nga fabrikat Emisari i Tërbufit në Divjakë! Banorët: Me këtë ujë vadisim tokat
15 Nëntor, 14:53
-
Komisioni Ekonomisë ‘pro’ pr/buxhetit 2025! PD voton kundër! Tabaku: Nuk parashikohen fondet për pensionet! Braçe: Të rritet buxheti për sigurinë kibernetike
15 Nëntor, 11:36
-
Skema e TVSH-së në bujqësi shkakton debate në Komisionin Ekonomisë/ Braçe-Denaj: Ka 6 vjet që bëni studime! Ministrja: Gati ta rishikojmë tatimin
13 Nëntor, 16:33
-
‘Harrohet’ sigurimi i detyrueshëm i banesës! Cila është skema e re që propozojnë socialistët? Primi i sigurimit të zbritet nga të ardhurat vjetore të qytetarëve
9 Nëntor, 20:44
-
Nga kivano tek dora e Budës dhe papaja, Irakli Shkoza vazhdon të guxojë me frutat ekzotike: Fermerët duhet të rrezikojnë
6 Nëntor, 22:11
-
Fier/ Me kokainë dhe hashash në xhepa, nën akuzë pronari i lokalit në Divjakë dhe dy të rinj nga Tirana e Berati
25 Tetor, 13:24
-
Decentralizimi i shërbimeve bujqësore-Denaj: Marrëveshja me 4 bashki një shërbim dhe vendimmarrje më e mirë
22 Tetor, 15:10
-
Qëlluan me thikë 2 të mitur, arrestohen të rinjtë nga Divjaka (EMRAT)
18 Tetor, 15:59
-
Dezinformimi/ ‘Mos hapni çdo mesazh që vjen, edhe deputetët 'viktima'! Kreu i AKEP: U mbyllën 155 domaine ruse, 8 të grupeve të hakerimit! Qëllim, shkatërrimi i të dhënave
16 Tetor, 13:16
-
'Nuk dogjëm selinë e PS, thjesht hodhëm molotov', Braçe i përgjigjet deputetes së PD: E thotë sikur ka hedhur oriz në dasmë! Kuptoni gjë ju?
16 Tetor, 10:33