Rruga Porti i Jahteve-Llogara, qeveria çel garën për koncesionin PPP, 50 mln euro fond/ VIDEO
Qeveria ka caktuar një fond prej 50.5 milionë euro për realizimin e projektit të rrugës Porti i Jahteve-Orikum-Llogara, e cila do ndërtohet me koncesion të formës PPP.
Projekti i rrugës Porti i Jahteve-Orikum-Llogara
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur ditën e martë zyrtarisht garën për koncesionin në formën e Partneritetit Publik-Privat, pjesë e projektit “1 Miliard”, për segmentin rrugor Porti i Jahteve-Orikum-Llogara. Rreth 50.5 milionë euro është fondi i vënë në dispozicion nga qeveria shqiptare për realizimin e këtij projekti.
Ashtu si për rrugët e tjera që do të jepen me këtë formë koncesioni, kontrata e parashikuar ka një afat 13-vjeçar, 3 vjet për ndërtimin, ndërsa 10 vjet për mirëmbajtjen e rrugës. Teksa rruga do të financohet nga fituesi i garës, pagesa e qeverisë do të bëhet me këste deri në përfundim të kontratës.
Më 20 Qershor, qeveria kishte miratuar edhe një bonus prej 6% të pikëve për shoqërinë “Gjikuria”, e cila kishte bërë propozimin e pakërkuar dhe kishte paraqitur rezultatin teknik dhe financiar. Tashmë kjo kompani do të jetë e avantazhuar në garën për marrjen e koncesionit.
Rruga konsiderohet një projekt strategjik për zhvillimin e zonës së bregdetit në 50 vitet e ardhshme. Ajo ka një gjatësi prej 14.7 kilometra dhe nis në rrugën e Portit të Jahteve, për të kaluar më pas në Bypass-in e Orikumit dhe duke përfunduar në Dukat në Urën e Shën Elizës. Shpejtësia e rrugës me dy korsi, do të rritet nga 40 km/h aktualisht, në 60-100 km/h. Projekti parashikon ndërtimin e disa veprave të artit, tre ura të mëdha dhe dy mbikalime.
Ajo pritet të lehtësojë trafikun në zonën bregdetare jugore, i cili është problematik gjatë sezonit turistik, por edhe do të bëjë ndërlidhjen e pikave të reja strategjike, do të zhvillojë më tej turizmin dhe do të rrisë shkëmbimet ekonomike dhe kulturore, duke ulur kostot e transportit dhe duke mundësuar çmime më të ulëta për produktet për komunitetin që jeton në këto zona.
Në të ardhmen, rruga do të bëjë edhe lidhjen me Himarën përmes një tuneli që propozohet për t’u ndërtuar.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1204
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vlorë/ Ushtroi dhunë dhe e kërcënoi me thikë bashkëjetuesen, arrestohet 46-vjeçari
4 Shkurt, 14:22
-
Resorti në Sazan, Financial Times: Si e zbuloi Kushner bregdetin e Shqipërisë! Rama: Lidhja e Trump me projektin luksoz, vlerë e madhe, s'mund ta fsheh
3 Shkurt, 21:07
-
Vlorë/ Shfrytëzonin dy ukrainase për prostitucion, në kërkim dy tutoret e huaja
3 Shkurt, 09:07
-
‘Zanatin ma mësoi gruaja, s’kam turp ta pranoj’, Ladi e Katerina Shakaj, çifti i orëndreqësve rrëfejnë historinë: Bashkë në jetë e punë
2 Shkurt, 14:30
-
Vlorë/ Ishte duke lëvizur me shpejtësi, Benzi godet shtyllën dhe përfundon në kahun e kundërt
2 Shkurt, 12:56
-
Tentuan të vidhnin sende me vlerë në kishën e Ksamilit dhe dhunuan rojën, në pranga dy hajdutët ‘serialë’! Grabitën edhe banesa në Finiq
2 Shkurt, 12:21
-
Sarandë/ Akt vandalizmi në kishën e Ksamilit, 2 persona dëmtojnë ikonat dhe objektet e kultit! Vihen në pranga (FOTO+VIDEO)
1 Shkurt, 19:17
-
'Bypass i Vlorës', rruga e mbetur rrugëve prej një dekade! E ndërtoi Gener 2 dhe ARRSH e pranoi, banorët: Nga shpresë, u kthye në problem (VIDEO)
1 Shkurt, 18:27
-
Tradita dhe kultura çame bën bashkë të rinjtë në Sarandë! Sofra çame, trashëgimia me këngë e valle tradicionale
1 Shkurt, 12:28
-
Vlorë/ U kapën me 3.4 kg kokainë e heroinë, arrest me burg për 2 të arrestuarit
1 Shkurt, 11:51
-
Virozat e stinës tejmbushin Pediatrinë e Vlorës, në 48 orë shtrohen 80 fëmijë! Pediatrja jep këshillat: Ja mosha më e rrezikuar
31 Janar, 15:36
-
Homazhet për Kryepeshkopin e ndjerë Anastas Janullatos, merr pjesë edhe Fredi Beleri (VIDEO)
30 Janar, 10:57
One bilion $ ,rrush dhe kumbulla . Puno o fatkeq dhe ha o barkdreq . Me bukur nuk ja ku te shkoj . E gjithe kjo gjoja per te mbajtur rritjen ekonomike . Kosto per lesh !
Përgjigju