Rruga pranë universitetit e mbushur me plehra, Partia e Lirisë denoncon bashkinë e Durrësit, Meta: Pushteti vendor është monist

Rruga pranë universitetit e mbushur me plehra, Partia e Lirisë denoncon bashkinë e Durrësit, Meta: Pushteti vendor është monist

Plehrat në Durrës

Partia e Lirisë ka denoncuar për plehrat që gjenden pranë universitetit ‘Aleksandër Moisiu’ në Durrës. PL ka denoncuar në Bashkinë e Durrësit duke thënë gjithashtu se ky institucion në këtë qytet nuk ekziston.

‘Kjo është rruga pranë Universitetit ‘A. Moisiu’ mbushur me plehra…

Askush nuk mund ta tregojë se kur Bashkia ka pastruar për herë të fundit këtë territor.

Në Durrës mungojnë kazanët dhe nuk shihet asnjë nga  punonjësit e Ndërmarjes së Pastrim Gjelbërimit!

Ky institucion në këtë qytet nuk ekziston!

Studentë nga e gjithë Shqipëria, në prag të nisjes së vitit të ri akademik, teksa bëjnë regjistrimin drejtë rrugës së dijes përballen çdo ditë me këtë pamje skandaloze!

Partia e Lirisë Durrës do të vazhdojë të denoncojë me forcë çdo problematikë të qytetit dhe neglizhencën e pushtetit vendor e qëndror ndaj taksapaguesve durrsakë!’- shkruan Partia e Lirisë.

Pas denoncimit, edhe kryetari i PL Ilir Meta tha se kjo ndodh kur pushteti vendor është monist.

‘Ja çfarë ndodh kur pushteti vendor është monist. Ky denoncim i Partisë të Lirisë në Durrës është filmuar sot kur dhe pak ditë na ndajnë nga rikthimi në auditoret e Universitetit të studentëve dhe pedagogëve.’- shkruan Meta. 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025