Rruga Qukës-Qafë plloçë, Boçi:
Projekt i qeverisjes së PD-së

Rruga Qukës-Qafë plloçë, Boçi:<br />Projekt i qeverisjes së PD-së
Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka reaguar pas inspektimit që kryeministri Edi rama bëri në rrugën Qukës-Qafë Plloçë duke thënë se ky projekt ëhstë nisur nga qeverisja e Partisë Demokratike dhe se detyrim i qeverisë Rama është që ai ta përfundojë sa më parë, ose më saktë ta kishte përfunduar prej kohësh.

Në një deklarëtë të shpërndarë për emdiat, ai shton se, kryeministri i ka akorduar kësaj rruge dhe shumë të tjerave në vend një sasi të vogël fondesh, duke i konsideruar ato si thërrime.

Boçi ka shtuar se Rama duhet të japë llogari se ku është rruga e Orenjës, rruga e Lunikut, e Stëblevës, rruga e Vehçanit, e Qukës-Shkumbin, e Bërzeshtës e Stravajt.

Ja deklarata e plotë e tij
Rama i përqendruar tek kullat e tij të betonit "harroi", ose më saktë bëri sikur harroi, se rruga Qukës-Qafë Plloçë është tërësisht projekt i qeverisë së Partisë Demokratike dhe i financuar në fillimet e saj po nga Partia Demokratike, si domosdoshmëri e zhvillimit ekonomik e social të asaj zone.
Harroi që tashmë ajo duhet të ishte e përfunduar nga qeverisja e tij, si detyrim e premtim njëkohësisht.
Kryeministri që "zihet me rrobat e veta", zihet akoma më keq me projektet që u vijnë në ndihmë komuniteteve. 
Aq më tepër kur janë iniciuar nga PD.
Prandaj sot ato janë braktisur, sikurse kjo rrugë, në mëshirë të fatit dhe thërrimeve që i akordon Rama në prag zgjedhjesh dhe thjesht për propagandën e rradhës.
I kapur tek "maja e thanës" (kullës) na flet si e "ëma e Zeqos"!
Njeriu që nuk ka ndërtuar asnjë kilometër asfalt vetë, përveçse kilometrave betone kudo, në lulishte e qendër qytetesh, kërkon të mburret me ato që i lamë gati e që kurrë nuk i përfundoi.
I turpshëm është fakti se ky kryeministër i pashpresë e i paprojekt me njerëzit, përpiqet ti hedhë hi syve atyre dhe ti tallë shqeto, pa u dhënë llogari se ku është rruga e Orenjës, rruga e Lunikut, e Stëblevës, rruga e Vehçanit, e Qukës-Shkumbin, e Bërzeshtës e Stravajt!!???
Ku është ujësjellësi po i Vehçanit i Xhyrës, i Rrajcës i Kotodeshit?!!!!
Ku janë shkollat e Hotolishtit, të Orenjës e Vilanit???!
Të gjitha të premtuara.
Ku janë pyjet e rrafshuar të Qukësit, Stravajt, e Shebenikut???!!!
Këtë të na kishtë thënë "e ëma e Zeqos" dhe jo të pompozonte e të mburrej me "dhëmbët e kalit të tjetrit"!!!!​

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)