Rruga Vlorë- Radhimë- Orikum me korsi biçikletash, çfarë parashikon projekti i ri

Rruga Vlorë- Radhimë- Orikum me korsi biçikletash, çfarë parashikon projekti i ri

Një nga segmentet rrugorë me më shumë trafik përgjatë verës do të pësojë ndryshime në vijim falë një projekti që do të zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Sipas dokumenteve projekti nis nga dalja e Tunelit në Ujin e Ftohtë e deri në Marinën e Orikumit. Ndër të tjera projekti parashikon që të ndërhyhet në disa aspekte duke përfshirë edhe një korsi biçikletash me gjatësi 5.3 kilometra.

“Objektivi kryesor i projektit është rimodelimi i segmenteve të lartpërmendur të bregdetit të Rivierës së Vlorës përmes a) Krijimit të një korsie biçikletash të vazhdueshme dhe ndërhyrjeve përgjatë rrugës ekzistuese për rritjen e aksesit dhe parkimit b) rikualifikimi i plazheve përmes peizazhit, punime të vogla marine dhe shërbime publike c) rehabilitimi dhe valorizimi i zonave të gjelbërta përmes përmirësimit te peizazhit. Pika e fortë e dhuruar nga natyra do të shërbejë për brandimin e Rivierës së Vlorës si destinacion i dalluar për turizmin bregdetar dhe në këtë mënyrë do të sigurojë sukses në zhvillimin ekonomik të zonës dhe më gjerë duke krijuar plazhe tipike që synojnë tregun rajonal” thuhet në dokument.

Aktualisht FSHZH po kërkon operatorin që do të bëje projektimin e rikualifikimit të zonës bregdetare Vlorë-Radhimë-Orikum. Kjo zonë projektimi përfshin një gjatësi totale të zonës së rikualifikimit të vijës bregdetare: 5.9 km, një gjatësia totale e korridorit të biçikletave/këmbësore: 5.3km, gjatësia totale e shëtitoreve të reja bregdetare: 5 km dhe sipërfaqja totale e zonave të ndërhyrjes së peizazhit dhe rimodelimit të plazhit: 26hektarë

Sipas FSHZH për këto zona do të kryhet një studim i thellë për kërkimin dhe identifikimin e karakteristikave të zonës, problemeve dhe potencialeve në bazë të të cilave do të gjykohet për zgjedhjen më të mirë të projektit të zbatimit./Monitor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • hasani: 30/01/2020 21:27

    LUNGOMARJA TE VAZHDOJE NGA VLORA NE SARANDE PA NDERPRERJE,,,DO JETE NJE GJE FANTASTIKE,,EDHE KORSI BICIKLETASH TE KETE,,,,KURSE PER MAKINAT TE NDERTOHEN PARKINGE ME 5 KATE SI NE GJITHE BOTEN DHE TE JENE TE PAKTEN 400 M LARG NGA DETI...

    Përgjigju
  • Gjorm: 30/01/2020 07:59

    Po korsia për korierete e skafave kur do mbyllete? Po korierete e restorenateve luksoze të Lungomares kur do mbyllene në burge?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë