Rrugë të braktisura dhe ndërtesa të rrënuara, pamjet e trishta nga Bakhmuti sot

Rrugë të braktisura dhe ndërtesa të rrënuara, pamjet e trishta nga Bakhmuti sot

Në fotot e shkrepura tregohet skena e qytetit të rrënuar Ukrainas

Bakhmuti dikur shtëpia e më shumë se 70 mijë banorëve është shndërruar sot në një qytet të zbrazët ku jetojnë më pak se 12 mijë banorë.Në fotot e shkrepura ditën e sotme tregohet ‘fushëbeteja’ e qytetit të rrënuar, ku luftimet midis mbrojtësve Ukrainas dhe mercenarëve të grupit Wagner kanë vazhduar prej muajsh.

Nga vendi i granatimeve në qytet sot ngrihet tym, ndërsa pamjet nga afër tregojnë shkallën e dëmtimit të ndërtesave në periferi.

Që kur forcat ruse avancuan në qytetin që ndodhet në vijën e frontit në lindje të Ukrainës, ushtarët vazhdojnë ende betejën disamujore, në të cilën të dyja palët kanë pësuar një numër të madh viktimash. Qyteti i Bahmutit dhe qytetet përreth të rajonit industrial lindor të Donjeckut kanë qenë caku qendror i sulmeve gjatë 13 muajve që kur ka nisur lufta në Ukrainë.

Muajt e fundit, beteja në qytet është bërë një nga më të ashprat e deritanishme të luftës, ku banorët janë detyruar të strehohen nën tokë dhe në kushte ngrirjeje.

Ekspertët ushtarakë thonë se Bakhmut nuk ka ndonjë rëndësi strategjike, e megjithatë forcat ruse po vazhdojnë të godasin rajonin, i cili tani është një simbol i betejës në vazhdim që po zhvillohet në krahun lindor.

Kujtojmë se Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Pentagoni: Egjipti prodhon fshehurazi raketa për Putinin! Moska dhe Kajro e mohojnë! Kievi: Kundërofensiva mund të fillojë në verë


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje