Bashkia e Tiranës ka vijuar investimet në zonat rurale, me në fokus përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe krijimin e më shumë mundësive për fermerët dhe banorët e Baldushkut.
Pas asfaltimeve të kryera në Vishnje, Kakunjë, Mustafakoç, Veski dhe Koçaj, është sistemuar dhe unaza që lidh pesë fshatra të zonës, duke lehtësuar kështu lëvizjen e banorëve dhe duke afruar komunitetet rurale me njëra-tjetrën.
Investimi nuk synon vetëm përmirësimin e qarkullimit, por edhe mbështetjen e drejtpërdrejtë të ekonomisë lokale.
Perimet, produktet bujqësore dhe ato blegtorale të Baldushkut tashmë mund të transportohen më shpejt dhe në kushte më të mira, duke i dhënë një shtysë zhvillimit të bujqësisë dhe aktivitetit ekonomik në zonë.









Komente
Komento