Rrugët, drejtori i ARRSH: Brenda 45 ditësh mbyllet investimi 500 mijë euro

Rrugët, drejtori i ARRSH: Brenda 45 ditësh mbyllet investimi 500 mijë euro

Segmenti rrugor Melgushë-Mjedë

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri inspektoi investimet që po kryhen në segmentin rrugor Melgushë-Mjedë. Në të gjithë gjatësinë prej 7 kilometrash të kësaj rruge po ndërhyhet për vendosjen e sinjalistikës rrugore dhe masave të sigurisë rrugore në të gjithë gjatësinë e rrugës.

“Këtu jemi në segmentin Melgushë-Mjedë, segment që ka patur një problematikë të madhe me sigurinë rrugore. Në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe projektin që kemi, kemi filluar nga puna për investimin në barrierat mbrojtëse, për sinjalistikën verfikale e horizontale dhe për riparimin e të gjitha defekteve që janë në elementët e sigurisë rrugore. Është një investim prej 500 mijë eurosh i cili ka filluar dhe brenda 45 ditësh besoj do ta mbyllim duke i rritur sigurinë gjithë këtij segmenti rrugor”, theksoi drejtori i ARRSH-së.

Ndërsa ministri Gjiknuri u shpreh se; Ka të bëjë me rritjen e sigurisë rrugore, përmirësimi i sinjalistikës që është pjesë e programit të mirëmbajtjes që ka nisur qeveria shqiptare këtë vit nga veriu deri në jug. Këtu në Qarkun e Shkodrës po adresojmë disa segmente rrugore shumë të rëndësishme për qytetarët. Praktikisht, kjo është një nga rrugët që edhe në përgjigje të sensibilitetit të komunitetit po vendosen barrierat mbrojtëse dhe gjithë pjesa e sigurisë. Ky proces do të përmbyllet shumë shpejt dhe do të kemi një rrugë brenda standardeve të kërkuara”, premtoi ministri Gjiknuri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja