Rrugët e ‘vdekjes’ nga Tirana në Fushë-Krujë! Report TV sjell pikat e zeza që marrin më shumë jetë njerëzish në aksidente

Në Tapizë ndodhet një nga njollat e zeza për aksidentet rrugore. Pikërisht në këtë zonë për të vazhduar më tej në afërsi të Fushë Krujës, por deri në Shkodër, një numër i konsiderueshëm i aksidenteve e kanë kthyer ndër vite këtë rrugë në një ndër më të rrezikshmet në vend.

Nga Fushë-Kruja në Tapizë, për shkak të ngushtimit të rrugës, numrit të lartë të mjeteve dhe zonave të banuara në afërsi, rruga është përgjakur jo pak.

Por, problem mbetet edhe sjellja e këmbësorëve, si në këtë rast, i cili fatmirësisht kaloi pa lëndime.

Aksi rrugor Fushë Krujë - Tapizë

Rruga dytësore që shërben për të dalë nga fshati i Bubqit dhe fshatrat përreth dhe që lidhet direkt me Urën e Gjolës është një tjetër pikë e zezë e aksidenteve. Pikërisht ura në këtë zonë ka bërë që përgjatë shumë viteve të ketë një numër të lartë të përplasjeve.

Pavarësisht tabelës në të dyja krahët e urës që kërkon kujdes në qarkullim, makinat lëvizin me shpejtësi.

Lakimi i Urës së Gjolës sjell problemin kryesor, në skaje të së cilës janë dy rrugë hyrëse dhe dalëse për Bubqin dhe zonat përreth. Një pjesë e drejtuesve të mjeteve zgjedhin edhe të bëjnë gara.

Nga Ura e Gjolës në drejtim të Vorës është e pamundur të mos ndodh aksident, si ky që po tregojnë këto pamje. Përplasja më këtë rrugë ndodh çdo ditë.

Ura e Gjolës, aksi Fushë Krujë - Vorë

Listës së rrugëve që konsiderohen si pika të zeza të aksidenteve, nuk mund t’i mungonte edhe rruga e Rinasit. Për shkak të gjerësisë jo të plotë të rrugës, në këtë zonë, ndër vite, janë kryer një numër i konsiderueshëm i përplasjeve fatale me pasojë vdekjen. Për këtë arsye, për shkak të parakalimeve të gabuara, duket se ka qenë arsye kryesore, bashkë me shpejtësinë.

Parakalimi shpesh herë mbetet tentativë për shkak të rrugës së ngushtë. Aksidentet e rënda me  humbje jete këtu janë të zakonshme.

Rruga e Rinasit

Të gjitha automjetet që lëvizin në drejtim të Elbasanit dhe anasjelltas për në Tiranë, përballen me një ndër rrethrrotullimet më të rrezikshme në autostradë. Rrethrrotullimi në afërsi të TEG-ut ka sjell tradicionalisht një numër të lartë të aksidenteve rrugore, duke e konsideruar edhe këtë pikë si pikë të zezë të aksidenteve.

Fushëpamja nga larg pranë këtij rrethrrotullimi është e ulët. Një pjesë e aksidenteve me pasojë vdekjen ndodhin saktësisht në rrethrrotullim. Errësira është elementi më i rrezikshëm. Përveç rrethrrotullimit të TEG-ut, e gjithë autostrada Tiranë-Elbasan në hartën e ekspertëve të rrugores është shënuar me të zezë.

Rrethrrotullimi i TEG-ut

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren