Rrugët ende me baltë në Dervishaj të Memaliajt, banorët në protestë: Bashkia na ka lënë në harresë, hodhi vetëm ‘asfalt elektoral’

Vetëm 13 km larg qytetit Memaliaj, në fshatin Dervishaj rreth 600 metra rrugë kanë mbetur të zhytura në baltë dhe në gjendje të mjeruar prej vitesh. Banorët e fshatit janë ngritur në protestë dhe denoncojnë atë që e quajnë tallje dhe asfalti elektoral.

Ata thonë se iu gëzuan fillimit të investimeve në këtë rrugë disa ditë para zgjedhjeve pasi ish kryetari u premtoi se kjo rrugë do të bëhej me parametra moderne, por duket se pas zgjedhjeve si dhuratë morën rërën bituminoze.

“Shkel kafsha i mbulohen thonjë e këmbëve . Para votime rruga u bë deri aty poshtë.

“Shiko rrugën copë-copë, xhadenë e mori uji. Ajo është qymyr e gjitha. Kjo duket vetë për faqe të zezë. Një vesë shi ra dje dhe shiko si e ka bërë e ka çuar për poshtë”, thotë një banor

Kryeplaku i fshatit Haxhi Jaupi thotë se kjo problematikë është adresuar prej kohësh por deri më sot zero reagim nga instucionet vendore.

“Na premtuan që do e bëjnë rrugën me rërë bituminoze, kryetari i parë Gjolek Guci. Në datën 12 Maj dy ditë para votimit na kanë sjellë rërë bituminoze dhe kanë shtruar gati 400 m rrugë. Kam debatuar dhe kam telefonuar Aleks Arizin në lidhje me sa gjatësi duhet projekti. Kam marrë Beqo Gjergjin topograf në Bashki, ai nuk dinte gjë. Një ditë para zgjedhjeve janë dërguar dy makina të mëdha me rërë bituminoze duke e hedhur në rrugë e më pas disa punëtorë me lopata e patën shpërndarë dhe ikën. Hodhën vetëm këtë rërë sa për të na larë sytë ne”, tha Haxhi Jaupi kryeplaku i fshatit.

Në lidhje me problematikën e rrugës së fshatit Dervishaj, Report Tv është interesuar tek kryebashkiaku i ri i Memaliajt Albert Malaj i cili premtoi se do ta ndjekë me seriozitet situatën e banorëve. Fshati Dervishaj ndodhet në verilindje të Memaliajt me një popullsi prej 100 banorësh.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb