Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin e javës së kaluar. Gjatë këtij harku kohor, janë vendosur 11 420 gjoba për tejkalim të shpejtësisë mbi normat e lejuara, në timon nën efektin e alkoolit, përdorimin e aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, etj.

Ndërkohë 55 shoferë janë arrestuar ose hetuar në gjendje të lirë.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë monitorimet nga Policia Rrugore, në akset rrugore dhe në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit, me objektiv parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut.

Fokus i monitorimit ka qenë dhe automjetet që shkaktojnë zhurma, shpejtësia tej normave të lejuara, drejtimi i automjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si një ndër shkeljet më të rrezikshme dhe më shpesh burim aksidentesh me pasoja.

Gjatë javës së fundit, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, janë arrestuar/proceduar 55 shtetas, janë vendosur gjithsej 11 420 masa administrative dhe janë spostuar me mjet ngritës 71 automjete.

Më tej, janë vendosur këto masa:

-36 masa për përdorim të alkoolit;

-750 masa për tejkalim të shpejtësisë mbi normat e lejuara;

-56 masa për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të gabuara në qendra të banuara;

-309 masa për përdorimin e aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;

-353 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

-127 masa për xhama të zinj të riveshur;

-98 masa për mangësi në dokumentacion;

-411 masa për mosdhënie përparësie qytetarëve;

-1369 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent;

-707 masa për parakalime të gabuara;

-256 masa për qarkullimin e motomjeteve në korsitë e biçikletave.

Policia Rrugore Tiranë apelon sërish për respektimin rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor, si një kontribut publik për përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të përdoruesve të rrugës, si dhe për qarkullimin e lirë dhe pa pengesa në rrugë.