Policia Rrugore e Vlorës ka bërë bilancin e një jave. Gjatë këtij harku kohor blutë bëjnë me dije se kanë arrestuar 6 drejtues automjetesh dhe 12 të tjerë janë hetuar në gjendje të lirë.
Për sigurinë e nxënësve dhe menaxhimin e trafikut policia thotë se ka shtuar numrin e efektivëve
"Intensifikim i kontrolleve dhe i monitorimit të qarkullimit rrugor, me pajisje bashkëkohore, në të gjitha akset rrugore dhe pikat hyrëse-dalëse të qarkut. Prani e shtuar e shërbimeve të Policisë, pranë institucioneve arsimore, para dhe pas përfundimit të procesit mësimor, për menaxhimin e trafikut, parandalimin e shkeljeve dhe garantimin e sigurisë së nxënësve.
Në fokus të kontrolleve të Policisë Rrugore janë drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë me mjet, në efektin e alkoolit dhe/ose pa leje drejtimi, tejkalojnë shpejtësinë e lejuar apo kryejnë manovra të rrezikshme, shkelje që përbëjnë ndër shkaqet kryesore të ngjarjeve rrugore me pasoja.
Si rezultat i kontrolleve dhe i monitorimit të vazhdueshëm të qarkullimit rrugor, gjatë një jave, janë arrestuar dhe proceduar penalisht 12 drejtues mjetesh, konkretisht:
6 janë arrestuar për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur;
4 janë proceduar penalisht për drejtim të mjetit, pa leje drejtimi;
1 është arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë;
1 është proceduar në gjendje të lirë, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor", njoftoi sot policia.
Po ashtu gjatë kësaj periudhe janë vendosur 1583 gjoba për parkime të gabuara, tejkalim shpejtësie, drejtim mjeti në efektin e alkoolit apo parakalime të gabuara.
Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë vendosur masa administrative për shkelje të ndryshme, si:
460 masa administrative për parkime të gabuara;
289 masa administrative për tejkalim të kufijve të shpejtësisë;
175 masa administrative për mospërdorim të kaskës mbrojtëse;
55 masa administrative për qarkullim me xhama të zinj;
35 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit;
9 masa administrative për drejtim mjeti në efektin e alkoolit;
21 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
14 masa administrative për parakalime të gabuara;
9 masa administrative për mosrespektim të sinjalistikës rrugore;
5 masa administrative për mungesë siguracioni;
511 masa administrative për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Kontrollet vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut", thuhet më tej në njoftim.
Policia Rrugore apelon te të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjeteve dhe të kontribuojnë në rritjen e sigurisë rrugore.










Komente
Komento