Rrumbullaku takohet me ambasadoren e Francës, në fokus bashkëpunimi kundër krimeve ndërkombëtare

Rrumbullaku takohet me ambasadoren e Francës, në fokus bashkëpunimi kundër krimeve ndërkombëtare

Foto nga takimi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku priti një delegacion të lartë nga agjencitë ligjzbatuese franceze, i cili kryesohej nga Ambasadorja e Francës, Catherine Suard. Takimi, kishte si qëllim për të konsoliduar më tej këtë bashkëpunim, me qëllim shumëfishimin e kapaciteteve në luftën kundër krimit ndërkombëtar, krimit të organizuar, emigracionit ilegal dhe pastrimit të parave, si dhe për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

“Bashkëpunimi i deritanishëm me agjencitë ligjzbatuese franceze ka qenë në nivele të larta, konkret dhe tejet i frytshëm, në dobi të qytetarëve të vendeve tona. Ky bashkëpunim duhet të intensifikohet më tej, përmes hetimeve dhe operacioneve të përbashkëta, të cilat do të bëjnë të mundur shkatërrimin e grupeve kriminale me veprimtari ndërkombëtare, si dhe gjurmimin, përcaktimin dhe asgjësimin e aseteve të tyre. Në emër të Policisë së Shtetit, iu garantoj angazhim maksimal të të gjitha strukturave, për të qenë partnerë dhe koordinues profesionistë dhe të besueshëm, në operacione policore të përbashkëta, me impakt ndërkombëtar", tha Rrumbullaku.

“Ndonëse kam pak kohë me këtë detyrë, takimet që kam zhvilluar me titullarë dhe punonjës të Policisë, më kanë bërë të kuptoj cilësinë e bashkëpunimit ndërmjet nesh, i cili është efektiv dhe produktiv për të dyja palët. Shkëmbimi i informacioneve në kohë reale dhe besimi i ndërsjellë kanë bërë të mundur kapjen e shtetasve të rrezikshëm, të kërkuar ndërkombëtarisht për llogari të shteteve tona. Me rastin e kësaj vizite dua të shpreh mirënjohje dhe vlerësim për angazhimin 100% të strukturave tuaja, kundër emigracionit të paligjshëm. Qeveria dhe Policia franceze angazhohen për të ofruar mbështetje dhe partneritet në luftën kundër kësaj veprimtarie kriminale, për gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve kriminale, si dhe kundër veprimtarive të tjera që janë fokus i përbashkët", u shpreh ambasadorja e francës.

Të dy titullarët siç njofton policia e shtetit u dakordësuan për hartimin dhe zbatimin e marrëveshjeve, nga ekspertë të nivelit të lartë teknik, me objekte bashkëpunimin me Institutin e Policisë Shkencore, për implementimin e bazës së të dhënave të sistemit të balistikës, ndërmjet Policisë shqiptare dhe asaj franceze, si dhe rivlerësimin e masave parandaluese ndaj braktisjes së të miturve.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale