Konsumimi i frutave është i domosdoshm pasi kanë vlera ushqyese dhe mbi të gjitha, shërbejnë si mburojë për një sërë sëmundjesh. Rrushi është një prej frutave më të këshillueshme nga mjekët.
Konsumimi i rrushit të freskët ose të shtrydhur si lëng ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës si edhe të kancerit. Rrushi tashmë është i njohur për vetitë e tij antioksiduese dhe stimuluese të prodhimit të qelizave të kuqe të gjakut.
Antioksiduesit e tij ngadalësojnë plakjen jo vetëm të organizmit, por edhe të shumë aspekteve tjera të organizmit. Në anën tjetër, kalciumi dhe hekuri, të cilën futen në përbërjen e këtij fryti, ndihmojnë në prodhimin e hemoglobinës, e cila është pjesë e qelizave të kuqe të gjakut.
Këto të fundit bartin oksigjenin dhe lëndët ushqyese kudo në organizëm, dhe largojnë dioksidin e karbonit dhe mbetjet e tjera të panevojshme.