Një rrëshqitje masive dherash ka ndodhur në Zagori, duke shkaktuar dëme në banesa dhe izolimin e banorëve të katër fshatrave të zonës. Si pasojë e shembjes së inerteve në rrugën lidhëse, banorët e fshatrave Topovë, Lliar, Doshnicë dhe Zhej kanë mbetur të izoluar.
Në fshatin Zhej janë dëmtuar katër banesa, ndërsa në fshatin Konckë shtëpitë e Miri Nikës, Spiro Nikës e Sofo Micit janë shpallur të pabanueshme. Banorët kanë kërkuar ndihmën e Bashkisë Libohovë për përballimin e situatës, por deri në këto momente ata vijojnë të jenë të izoluar dhe pa mbështetje.
Lajmi në përditësim
Komente









