KORÇË – Juristi i degës së ALUIZNI-t në Korçë ka përfunduar në prangat e policisë, pasi ka kërkuar rryshfet për legalizimin e një ndërtimi. Policia e Qarkut të Korçës ka bërë më dije se gjatë operacionit të koduar "Juristi " është arrestuar në flagrancë shtetasi Elton Dojça, 38 vjeç banues në qytetin e Korçës,i pa dënuar më parë , me detyrë Jurist, në degën e "ALUIZNI-t".
Sipas policisw juristi Elton Dojça, duke abuzuar me detyrën i ka kërkuar një shtetasi rryshfet prej 2.000.000 lekësh të vjetra, për të përshpejtuar proçedurën e legalizimit të një shtese pallati në qytetin e Korçës.
Gjatë arrestimit të tij janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
- 40 copë kartmonedha me prerje 5000 lekëshe (të reja)
- Dokumenta të nevojshme të cilat do të sherbenin për legalizimin e shtesës së pallatit
-Një aparat celular
Juristi Dojça do të përballet me akuzën "Korrupsion pasiv në funksione publike" , ndërsa materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com