RSF: 66 gazetarë të vrarë gjatë vitit 2014
PARIS, 1 janar /ATSH-AFP/ – Të paktën 66 gazetarë u vranë në vitin 2014, dy prej të cilëve u ekzekutuan, një numër më i ulët se në vitin 2013, por rrëmbimet janë më të shumta me 119 raste, ndërkohë që 40 gazetarë mbeten ende pengje në botë, sipas një bilanci të përvitshëm të Reporterëve pa […]
/ATSH-AFP/ - Të paktën 66 gazetarë u vranë në vitin 2014, dy prej të cilëve u ekzekutuan, një numër më i ulët se në vitin 2013, por rrëmbimet janë më të shumta me 119 raste, ndërkohë që 40 gazetarë mbeten ende pengje në botë, sipas një bilanci të përvitshëm të Reporterëve pa Kufij (RSF).
"Në vitin 2013, 71 gazetarë janë vrarë dhe 87 janë rrëmbyer", sipas raportit vjetor të RSF.
Këtë vit, RSF-ja zbuloi një transformim të dhunës, me një intrumentalizim të abuzimeve gjithmonë e në rritje kundër gazetarëve.
"Rrallë, vdekja e gazetarëve do të kryhej me një shkencë kaq barbare të propagandës", theksoi organizata duke iu referuar videove të ekzekutimit të gazetarëve amerikanë, James Foley dhe Steven Sotloff.
Dy e treta e vrasjeve ka ndodhur në zonat e konfliktit, në Siri, vend që mbetet, si vitin e kaluar, më i rrezikshmi për gazetarët, me 15 të vdekur, në territoret palestineze, kryesisht në Rripin e Gazës, shtatë të vdekur, në lindje të Ukrainës, gjashtë të vdekur, në Irak, katër të vdekur, dhe në Libi, katër të vdekur.
"Autorët e këtyre krimeve kërkojnë të pengojnë informacionin e pavarur dhe shpërndarjen e vizioneve të jashtme. Intimidimet janë kaq të ndryshme sa gazetarët janë dy herë më të shumtë në numër që kanë marrë rrugën e mërgimit në raport me vitin 2013", nënvizoi RSF-ja.
Rrëmbimet, në rritje me 37 për qind, kanë qenë të shumta në Ukrainë (33), Libi (29) dhe në Siri (27), si dhe në Irak (20), për shkak të ofensivës të grupit të Shtetit Islamik dhe pasigurisë që mbretëron në Libi.
Në këtë ditë, 40 gazetarë dhe tre qytetarë gazetarë (kryesisht blogerë) janë pengje në botë. Bëhet fjalë për 90 për qind të gazetarëve lokalë, në Siri, mes 22 gazetarëve që mbahen ende të ndaluar nga grupet e armatosura, 16 janë sirianë.
Përveç rrëmbimeve dhe vrasjeve, 178 gazetarë profesionistë dhe 178 gazetarë amatorë janë në burg, një shifër e qendrueshme, 139 janë larguar kryesisht në Siri dhe në Libi, dy herë më shumë se në vitin 2013, 853 janë arrestuar (+3 për qind) dhe 1 846 të kërcënuar (-15 për qind) .
Përsa i përket arrestimeve, dy vende bëjnë pjesë në krye të klasifikimit, Ukraina dhe Egjipti, më pas vjen Irani, Nepali dhe Venezuela..
Sondazhi i ditës:
A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?
-
Po
73.8%
-
Jo
19.1%
-
Nuk e di
7%
Vota total: 2424
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dita e muzeve, art në ndërtesat historike të Shkodrës (VIDEO)
18 Maj, 22:50
-
Krimineli maqedonas dhe shqiptari lidhin e dhunojnë 3 të moshuar në Greqi! U grabisin 19 mijë euro e stoli! Arrestohen në pyll
18 Maj, 22:20
-
Maqedoni e Veriut, më 22 maj rivotime në disa qendra votimi
18 Maj, 22:12
-
Meritoni debat me Eglën: Luan rolin e viktimizimit, e shoh të revoltuar që nuk arriti ajo e para në finale
18 Maj, 21:44
-
Populli im nuk është as homofob, as racist!
18 Maj, 21:39
-
Ish-drejtuesi i lartë i 'OpenAI': Kompania nuk ka përparësi sigurinë! Prodhimi i pajisjeve më të zgjuara se njeriu, përpjekje e rrezikshme
18 Maj, 21:27
-
Ylli Pata: 'Diversiteti' - Teza e Agron Gjekmarkajt, si tendë për ballkonin e Berishës
18 Maj, 21:12
-
Fabrizio Bosso sjell në Tiranë koncertin 'We Wonder', homazh për muzikantin Stevie Wonder
18 Maj, 21:06
-
Zelensky: Rusia mund t’i intensifikojë sulmet në Ukrainë
18 Maj, 20:59
-
Benefitet e Yoga-s, Klodian Murati: Është mënyrë jetesë më shumë se stërvitje e trupit
18 Maj, 20:39
-
A jemi të gjithë të informuar kur duam të bëjmë ndërhyrje estetike? Me 25 maj në Shqipëri do të jenë kirurgët më të mirë në botë
18 Maj, 20:33
-
Mero Baze: Bashkim në perversitet!
18 Maj, 20:24