’Drejtësia’, Peleshi: Mazhoranca
kërkon institucione të pavarura

’Drejtësia’, Peleshi: Mazhoranca<br />kërkon institucione të pavarura
Nga Korça zëvendëskryeministri, Niko Peleshi duke folur për drejtësinë, ka thënë se, qëllimi i vetëm i qeverisë është që Reforma në Drejtësi të miratohet sa më parë dhe të garantojë institucione të pavarura.

“Qëllimi ynë i vetëm është që reforma në drejtësi të miratohet sa më parë dhe të garantojë institucione të pavarura dhe të paanshme të sistemit të drejtësisë. Ne duam një sistem drejtësie, institucione të tij, të cilat nuk janë të ndikuara nga politika, ku politika nuk ka punë edhe dorë, ky është kushti jonë i vetëm” tha ai.
 
Ai shtoi se drafti është formuluar me asistencën e ndërkombëtarëve.

“Siç e dini nuk është se kemi përpiluar një draft brenda mureve të PS, është një draft i ndërtuar me një asistencë të jashtëzakonshme edhe me një investim edhe të partnerëve tanë ndërkombëtarë, pavarësisht se iniciativa ka qenë e PS dhe angazhimi ynë elektoral dhe politik. Pra, nuk jemi në imponim të një drafti politik por në imponim të një drafti i cili është mbi politikën, mbi partitë dhe pranë pavarësisë të instiucioneve.” tha ai.
 
Duke u ndalur tek propozimi i bërë një ditë më parë nga kreu i PD-së Basha për tërheqje nga nenit 88 dhe formulë të re për emërimet në katër institucionet e reja të vettingut, Peleshi tha se nuk ka një draft konkret.
 
Nuk komentoj as në emrin tim as një poicionim të ri të PD sepse nuk e kemi diçka të tillë, nuk jemi njohur, në dijeninë time nuk ka një draft apo një propozim të tillë të paraqitur përpara nesh në rrugë formale. pozicionet tona këtu ndahen, PD ka kërkuar prezencë politike në institucionet që do të bëjnë vitingun apo rithemelimin e sistemit tonë të drejtësisë ndërsa ne jemi për një ekspertizë ndërkombëtare që na garanton pavarësi por edhe profesionalizëm. Nuk e di çfarë është kjo tërheqje përsa kohë nuk kemi një propozim konkret edhe formal, komunikimet mediatike nuk mund ti komentoj’ u shpreh Peleshi.
 
Lidhur me mundësinë e votimit të reformës më 21 korrik, ai tha se ky do të ishte një hap shumë pozitiv.

Do të ishte një lajm shumë i mirë për shqiptarët së pari dhe më tej për ata që na mbështesin nëse ne në datën 21 korrik do të miratonim të gjithë së bashku pa asnjë firo vote reformën në drejtësi dhe për të hapur një kapitull të ri jo vetëm në drejtësi, politikën shqiptare por edhe në gjithë zhvillimet sociale, ekonomike në Shqipëri sepse reforma në drejtësi do të krijonte një mjedis tjetër edhe për biznes edhe për investitorët e huaj edhe do ti jepte vendit tonë kreabilitete për investitorët dhe në fund ai që është misioni ynë i përbashkët një jetë më të mirë për qytetarët. ne e shohim të lidhur edhe me ekonominë familjeve tona të qytetarëve shqiptarë, një sistem më të shëndetshëm drejtësie” u shpreh Peleshi.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'