Kualifikimi i Shqipërisë në Euro 2016 për herë të parë në histori sigurisht që nuk mund të kalonte pa vëmendje.

Televizioni i madh italian ‘’Sky Sport’’ ka përgatitur një reportazh special për kombëtarën shqiptare të futbollit.

Historia e Gianni De Biasit, rruga drejt kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit dhe intervistat e lojtarëve të kombëtares shqiptare mund t’i shikoni në video.

Shqipëria gjendet në grupin A të Euro 2016, së bashku me Francën, Rumaninë dhe Zvicrën ku me këtë të fundit do të ndeshet me 11 qershor.