RTSH 330 mijë euro të
shpenzuara në dieta e udhëtime
Radio Televizioni Shqiptar ka shpenzuar në vitin 2013 rreth dy herë më shumë para për dieta e udhëtime, se sa investime në RTSH.
TIRANE- Radio Televizioni Shqiptar ka shpenzuar në vitin 2013 rreth dy herë më shumë para për dieta e udhëtime, se sa investime në RTSH. Gjatë diskutimit të djeshëm në Komisionin e Medias lidhur me raportin vjetor të RTSH-së, deputetët u përfshinë në një debat lidhur me shifrat e shpenzuara për gjatë vitit 2013. Konkretisht, sipas raportit vjetor, rezulton se përgjatë vitit 2013 ka shpenzuar 45 628 000 lekë në dieta e udhëtime (330 mijë euro) si edhe 2 839 200 lekë për pritje dhe honorare, ndërsa për investime në RTSH janë shpenzuar 57 820 000 lekë.
Kësisoj nga këto shifra rezulton se 74 020 000 lekë janë shpenzuar për dieta për udhëtime, honorare etj, ndërsa një shifër që është rreth 20 milion lekë më pak, ka shkuar për investime. Këto numra ranë në sy edhe në mbledhjen e komisionit ku nënkryetari Alfred Peza, u kërkoi anëtarëve të bordit të RTSH-së sqarime lidhur me këto të dhëna. Por nga ana e bordit të RTSH-së u theksua se paratë për dietat dhe udhëtimet përfshinin edhe udhëtimet e delegacioneve jashtë vendit përgjatë vitit 2013, ku piku ka qenë gjithashtu gjatë periudhës së fushatës zgjedhore. Nga kjo rezulton se ish-kryeministri Berisha ka marrë me vete një staf të gjerë të RTSH-së në përgatitje dhe transmetimin e fushatës së PD-së, gjë e cila është pasqyruar edhe në listën e shpenzimeve vjetore të RTSH-së.
Debati Krahas kësaj, Komisioni i Medias u përfshi edhe nga një debat ndërmjet anëtarëve të Bordit Drejtues të RTSH-së dhe deputetëve në Komision. Çështja e politizimit të institucionit u vendos në qendër të vëmendjes ku kryetari i këtij bordi, Agron Tufa, theksoi se largimi i ndikimit të politikës nga televizioni publik është një nismë tejet e vështirë duke e etiketuar me termin “si një parfum që kundërmon kudo”. Por nga ana e tij, nënkryetari i komisionit, Alfred Peza, njëherësh edhe deputet i mazhorancës, theksoi se qeveria nuk do të jap asnjë ndikim politik në këtë televizion. “RTSH është kthyer në një televizion që shihet nga mosha e tretë dhe meshkujt. RTSH duhet t’u kthehet qytetarëve. Ne nuk kemi synim ta përdorim politikisht RTSH”, tha deputeti Peza.
Shkrimi u publikua sot (13.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
63.2%
-
Të gabuar
25%
-
Nuk kam mendim
11.8%
Vota total: 4305
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Policia arreston një të dyshuar dhe konfiskon mjete shpërthyese në veri
17 Janar, 22:37
-
SHBA/ Senati drejt miratimit të ligjit për arrestimin e emigrantëve
17 Janar, 22:28
-
Mero Baze: Ngërçi i SPAK me 21 Janarin
17 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i zyrave publike', Elektroshok në Report Tv nga Profesor Ardian Ndreca
17 Janar, 22:05
-
Vrasja e Liridona Ademajt/ Avokati i familjes së 30-vjeçares flet për Report Tv: Ju them me përgjegjësi të plotë, ajo u vra nga bashkëshorti
17 Janar, 21:52
-
Skënder Minxhozi: Rroftë Trump, poshtë Kushner!
17 Janar, 21:50
-
DASH shpall 13 individë dhe një entitet në Bosnjë si të padëshiruar, për minimin e Marrëveshjes së Dejtonit
17 Janar, 21:30
-
1997, fëmijëria e shqiptarëve, lamë lodrat dhe luanim me armë! Esencë-Report Tv
17 Janar, 21:10
-
Trajtimi mjekësor për fëmijën nga Gaza, kreu i OBSH: Shqipëria, shembull frymëzimi
17 Janar, 20:56
-
'Si sot në 2019 hyra në këtë zyrë, i kënaqur që dola i pa tjetërsuar', Braçe poston fotot: Nesër Rama do të vijë në Divjakë
17 Janar, 20:38
-
Autoriteti i Dosjeve propozim për Vilën 31 me ekspozita për jetën personale të Enver Hoxhës dhe Koçi Xoxes! Workshope për artin në diktaturë dhe ture me histori personale
17 Janar, 20:37
-
Nga Meloni tek Farage, kush mori ftesë nga Donald Trump për ceremoninë e betimit
17 Janar, 20:17