RTSH, seancë dëgjimore me
kandidatët për Këshillin Drejtues

Komisioni Parlamentar i Medias nisi dje seancën dëgjimore me kandidatët për anëtar të Këshillit Drerjtues të RTSH. Dje u dëgjuan platformat e 18 kandidateve nga 64 në total për anëtarë të Këshillit drejtuese të Radio Televizionit Shqiptare.

Ideja e përbashkët e të gjithë kandidatëve në Komision ishte depolitizimi i këtij enti publik dhe kthimi me objektiva të qarta tek qytetarët, por nuk munguan as ide si ristrukturimi i stafit dhe dixhitalizimi sa më i shpejtë.

Para komisionit u paraqitën edhe kandidatë, të cilët e kanë mbajtur këtë post për 5 vite me radhë të cilët nuk mohuan edhe disa prej arritjeve.

Kryetari i këtij komisioni, Genc Pollo deklaroi se, mazhoranca po vonon paraqitjen e amendimit të ligjit për mediat, por edhe plotësimin e vendeve vakante të AMA duke shkaktuar kështu edhe një paralizim të këtij autoriteti.

Ndërsa Alfreda Peza siguroi se, mbledhjen e radhës do të ketë gati edhe amendimin përkatës.


Shkrimi u publikua sot(11.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Dita Botërore e Picës, 'Tgcom24' interviston picajolin shqiptar në Brescia, Endrit Rustemin! 34-vjeçari: Majaja dhe mielli shpëtimi im

Itali/ Dita Botërore e Picës, 'Tgcom24' interviston picajolin shqiptar në Brescia, Endrit Rustemin! 34-vjeçari: Majaja dhe mielli shpëtimi im