RTV i Serbisë publikon hartë ku
Kosova është e ndarë nga Serbia
Radiotelevizioni i Serbisë (RTS) sot në një emison mbi Evropën Juglindore dhe recesionin ka publikuar hartën e Ballkanit, duke paraqitur Serbinë, Kosovën dhe Shipërinë si vende të ndara.
BEOGRAD - Radiotelevizioni i Serbisë (RTS) sot në një emison mbi Evropën Juglindore dhe recesionin, sipas një raporti të BB (“Jugoistočna Evropa izašla iz recesije“) ka publikuar hartën e Ballkanit, duke paraqitur Serbinë, Kosovën dhe Shipërinë si vende të ndara.
Për këtë hartë deri tani nuk ka reaguar askush, çka po dëshmon se edhe serbët gradualisht po pajtohen me realitetin e vijave të hartës së re gjeografike, pas 17 shkurtit të vitit 2008 me shpalljen e shtetit të ri në Evropë, ku morën fund edhe luftrat në Ballkan, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.
Pas rastit ku Bujanoci pati publikuar ditë më parë hartën e Serbisë pa Kosovën, rasti i publikimit të hartës së Serbisë pa Kosovën ky është rasti i dytë në institucionet e Serbisë.
Në këtë emison që bën fjalë mbi ekonominë e vendeve të Evropës Juglindore edhe pse në hartë shihen Kosova dhe Serbia si dy vende fqinje, aty nuk përmendet Kosova. RTS ka pohuar se “Për rimëkëmbjen e rajonit, i përbërë nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia dhe Shqipëria për të udhëhequr rritjen e eksportit dhe prodhimit bujqësor shihet Serbia. Problemi kryesor për të gjitha vendet është ende e papunësia e lartë”.
Vendet e Evropës Juglindore kanë dalë nga recesioni sipas raportit të fundit të Bankës Botërore. Duket se pamjet janë marrë nga Banka Botërore, të cilës i takon edhe Kosova si anëtare.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.4%
-
Jo
30.4%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3686
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë
10 Janar, 22:25
-
Trump nuk e ka ftuar kryekomisioneren Ursula von der Leyen në inaugurimin e tij më 20 Janar
10 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i drejtësisë', ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca
10 Janar, 22:13
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë (VIDEO+FOTO)
10 Janar, 21:56
-
6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv
10 Janar, 21:34
-
Ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, viziton për herë të tretë në spital Kryepeshkopin Anastas
10 Janar, 21:32
-
Mero Baze: E drejta për të folur nuk është baraz me të drejtën për t’u dëgjuar
10 Janar, 21:30
-
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?
10 Janar, 21:28
-
Udhëtonte shpesh mes kufirit Shqipëri-Itali, 27-vjeçarit shqiptar i gjendet dhoma e hotelit e mbushur me kokainë! Merrte makinë me qira për ta shpërndarë
10 Janar, 21:28
-
‘Xibraka’/ Gaz Bardhi irritohet me SPAK pas përfundimit të hetimeve për Olsi Ramën: Jeni kthyer në qesharakë, as nuk hetuat fare, po bëni shqiptarët për budallenj
10 Janar, 21:23