Ruçi 2 vota pro nga PD, Shehu:
Votat u manipuluan siç bënte Sigurimi

Ruçi 2 vota pro nga PD, Shehu:<br />Votat u manipuluan siç bënte Sigurimi
Votimi i Gramoz Ruçi si Kryetarë i Parlamentit, duke marrë edhe dy vota pro nga radhet e PD-së, është komentuar si një sajesë e maxhorancës ng deputeti i PD-së Tritan Shehu.

Nëpërmjet një statusi në facebook Shehu ka konfirmuar edhe njëherë qëndrimin e PD-së se numërimi u manipulua.

Sipas deputetit të PD-së votat e manipuluan, “njësoj siç bënte përpara viteve 90 Sigurimi i Shtetit”.

Postimi i plotë i Tritan Shehut:
PD votoi sot ne perputhje te plote me principet tona demokratike, besnike e idealeve te dhjetorit.
Kjo ishte sot ne Kuvend vota e PD, pa asnje ekuivok, e qarte, direkte e pa interpretime apo "mos pjesemarje"!
kjo eshte shume e rendesishme per ecurine tone te perbashket ne kete legjislature sfidash historike.
Nje keshille miqesore per ata qe me te drejte e realisht jane inatosur per dy vota te inskenuara ashtu si "sigurimi" i djeshem dinte te thurte:
askush nga ne nuk duhet te bjere pre e atyre, qe me trashegimine diabolike nga e dikurshmja, gjeten menyren per te manipuluar sot nje proces votimi, pikerisht per te krijuar te tilla diversione, gje per te cilat jane "mjeshtra".
Dicka ne fund: si mund t'i besohet nje rezultati votimi te nxjerre nga nje Komision i tille, ku PD me te drejte vendosi te mos kishte perfaqesuesit e saj?!
pavaresisht cdo menyre interpretimi, dita e sotme vecse konfirmoi edhe nje here vullnetin tone demokratik, si dhe meskinitetin e metotave te reminishencave diktatoriale, cilado qofshin ato!

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri