LUSHNJE - Gramoz Ruçi e Erjon Braçe, në Çermë të Lushnjës, kanë bërë apel për pjesëmarrje sa më të madhe në votim. “Ju kemi premtuar që do të heqim akcizën e naftës, madje 800 lekë taksa në 1900 lekë që është litri i naftës dhe do ta mbajmë këtë premtim.
Kemi premtuar që do heqim TVSH për plehrat kimike e do ta mbajmë këtë premtim. Kemi premtuar që do kontrollojmë cilësinë e farërave dhe fidanëve që të mos ndodhë më kurrë që nga dyqani i farave këtu në Çermë të shpërndahet farë dhe të mos mbijë misër atje në arat tuaja.
Duke ju marrë para e duke ju vjedhur”, tha Braçe. Vota në numrin 29, për PS, kanë bërë apel Ruçi e Braçe është një votë për të ulur kostot e jetesës dhe për të nxitur prodhimin në fshat. “U thashë që keni 67 parti në listë. I prisni të gjithë.
E di që do t’ju lodhin, do mundohen dhe t’ju blejnë me para, se shumë nga ata janë pareli. Një porosi do t’ju jepja, asnjë lek mos refuzoni, merrini se është gjaku, djersa e mundi juaj nëpërmjet korrupsionit që ju kanë vjedhur 8 vjet rresht.
Por votën hidheni atje ku duhet. Ilaçi për të larguar këtë pushtet të korruptuar që varfëroi Shqipërinë është vetëm pjesëmarrja masive në votim në datën 23 qershor”, tha Ruçi.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 12.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com